Fundamenti

S’ka koncept politik për “Shqipërinë e Madhe”

/ 1 minutë lexim

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka thënë se, më 23 qershor shqiptarët do të votojnë për një klasë të re politike. Majko ka thënë se, “Shqipëria ende drejtohet nga një dorë e fortë”.

Ai ka thënë se, zgjedhjet do të fitohen nga e majta por kjo nuk do të thotë se problemet do të zgjidhen.

Fidanishtja

“Ne nuk do të marrim pushtetin si meritë por si sfidë. Njerëzit duan shpresë dhe ndryshim dhe duam t’i japim gjallëri vendin. Nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë deputeti i PS-së.

Majko pyetet edhe për “Shqipërinë e Madhe”, ku thotë se nuk ka koncept politik për një gjë të tillë.