S’ka koalicione parazgjedhore

Subjektet politike kosovare akoma nuk kanë vendosur nëse do të garojnë në zgjedhjet parlamentare si të vetme apo në koalicion me ndonjë subjekt tjetër politik.
Deri më tani sipas zyrtarëve të lartë të subjekteve kryesore politike, ato nuk kanë planifikuar të bëjnë koalicion me ndonjë subjekt tjerë, megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë e garimit në zgjedhje përmes koalicioneve.
Në anën tjetër analistët konsiderojnë se koalicionet parazgjedhore janë të dobishme për shkak se sjellin kualitet në listat e kandidatëve për deputetë. Madje ata konsiderojnë se disa subjekte parlamentare mund të mos e kalojnë pragun zgjedhor nëse i hyjnë garës si të vetme./zeri/