Hidromorava

S’ka kërkesa për ndryshime kushtetuese

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ka paraparë kompetenca shtesë për komunitetin pakicë që jeton në Veri të Kosovës.

Propozimi i komandantit të policisë nga ana e Asociacionit të komunave serbe nuk parashihet askund në ligjet dhe as Kushtetutën e Kosovës si dhe askund nuk parashihet që panelet e gjyqtarëve të jenë vetëm serbë për pjesën Veriore.

Megjithëkëtë, Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se marrëveshje nuk e obligon Kosovën të ndryshojë bazën ligjore të funksionimit të institucioneve.

“Nëse lexohet marrëveshja me kujdes asnjë kërkesë për ndryshime kushtetuese nuk del”, ka thënë Kuçi, për Gazetën Express.

Ndryshe, marrëveshja e arritur më 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë parasheh kompetenca shtesë për pakicën serbe që jeton në Kosovë e që deri më tash nuk i ka pasur me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

UBT

Problematike për ligjet e Kosovës mbeten pika nëntë dhe dhjetë e marrëveshjes pesëmbëdhjetë pikëshe.

Në pikën nëntë thuhet se Ministria e Punëve të Brendshme do të emëroj komandantin e Veriut, pas propozimit të një liste që do të sigurohet nga Kryetarët e Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Me Ligjin aktual për policinë, Neni 41, pika 1,2,3,4 dhe 5 parashohin që komandanti i policinë për një komune me shumicë serbe të bëhet në bashkëpunim me kuvendet komunale, të cilët kanë të drejtë të japin dy propozime për emrin e komandantit të tyre të Policisë. Aty askund nuk parashihet që ndonjë Asociacion të bëj propozimin për udhëheqës të policisë për ndonjë komunë të caktuar.

As në ligjet për gjykatat e Kosovës nuk parashihet që të gjykohet ndonjë rast duke i ngarkuar me një lëndë të caktuar shumicë të një komuniteti.

Pavarësisht kësaj, në pikën dhjetë të marrëveshjes parashihet që “Gjykata e Apelit në Prishtinë do të krijojë një panel, shumica e gjykatësve të të cilit do të jenë serbë të Kosovës, për t’u marrë me të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë”.