United Hospital

S’ka ftesë nga Merkel për Mustafën

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Angela Merkel asnjëherë nuk i ka dërguar ftesë zyrtare Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Megjithëse po punohet që ky takim mes tyre të futet në agjendën e tij, për vizitën që do ketë ai në qershor në Berlin. Këtë e konfirmoi Valon Murtezaj, këshilltari për Punë të Jashtme i Kryeministrit Mustafa.

“Një nga vizitat do të jetë edhe vizita në Berlin. Mirëpo, më duhet të konfirmoj për hir të korrektësisë se ende ftesa zyrtare nuk ka mbërritur në Zyrën e Kryeministrit, sado që palët janë duke punuar që kjo të realizohet”, tha Murtezaj për RTK.

United Hospital

Që nga letra kur Merkel i ka dërguar Mustafës për t’i uruar marrjen e detyrës, sipas Murtezajt, kanë lënë të kuptohet se ajo do e takojë së shpejti Mustafën.

“Që me marrjen e detyrës në telegramin, apo letrën e urimit që Znj. Merkel i ka bërë Kryeministrit, ka lënë të nënkuptohet që jeni i ftuar apo do të ju takoj së shpejti në Berlin”, ka thënë Murtezaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.