FITORJA

S’ka disponim për takimin pozitë-opozitë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ndonëse është paraparë që takimi ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe liderëve opozitarë për demarkacionin me Malin e Zi të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga ana e kryetarit të LDK-së. Opozita, megjithatë, mbetet e ndarë nëse do t’i përgjigjet apo jo thirrjes eventuale të Mustafës.

Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar me opozitën rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ka mundësi të dështojë ende pa filluar, pasi liderët opozitarë mbeten të ndarë nëse do t’i përgjigjen apo jo thirrjes eventuale të liderit të ekzekutivit.

Ndonëse është paraparë që takimi të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani kryeministri Mustafa nuk ka ecur asnjë hap drejt takimit të përbashkët, shkruan sot gazeta “Zëri”.

FIDANISHTJA

Derisa AAK-ja e “Nisma” mbeten në mëdyshje nëse do t’i përgjigjen apo jo ftesës eventuale të kryeministrit, Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se takimi nuk ka fare rëndësi, nëse paraprakisht nuk shqyrtohen 5 pikat e prezantuara nga ky subjekt, lidhur me po këtë marrëveshje.

Mirëpo, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se ekzekutivi nuk pranon kushte sa i përket kësaj çështjeje. Sipas tyre, opozita duhet të marrë pjesë në takim, duke mos vënë as edhe një kusht të vetëm./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.