Uji Dea

S’ka dhimbje më të madhe se sa ta braktisësh atdheun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

“Nuk ka dhimbje e as pikëllim më të madh në tokë, se sa ta braktisësh vendlindjen”, thotë Sevdije Demaj.

51 vjeçarja largohet në vitin 1992 nga Kosova. Situata në vendlindjen e saj ishte e pasigurt. Bashkëshorti i saj në Kosovë ishte i përndjekur politikisht.

Demaj kishte një zgjedhje: ose të rri në Kosovë dhe të vazhdojë të punoj si mësuese, ose të shpërngulet për në Gjermani. Ajo vendosi që ta braktisë atdheun.

Gjuha, çelësi i integrimit

“Unë kisha dy fëmijë, dy çanta më gjëra të fëmijëve.” thotë Demaj. Më shumë nuk mund të merrte ajo për në Gjermani. Shumë shpejt e mëson gjuhën gjermane dhe arrin të punojë si mësuese edhe në Gjermani. Por, diploma e shkollimit të saj fillimisht nuk ishte pranuar nga shteti gjerman. Përfundimisht asaj iu lejua të jepte kurse të gjermanishtes emigrantëve të tjerë.

Uji Dea

Sevdije Demaj nga qyteti i Pejës jeton në Esslingen dhe tashmë tre fëmijë, njofton “albinfo.ch”. Këtu tash ajo punon në departamentin e migrimit dhe integrimit. Ajo iu ndihmon njerëzve të cilët vijnë në Gjermani. Sevdija këshillon ata për çështjet e përditshme, për procedurat administrative dhe iu ndihmon aytre që kane probleme me gjuhën.

Ajo e di se sa e vështirë mund të jetë për të gjithë.

“ Po të kisha pas mundësi, do t’ua dhuroja secilit refugjatë nga një paket më mirëseardhje, më shpresë, guxim, durim dhe më zellshmëri”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se atdheu nuk është vetëm një pjesë e tokës, është shumë më shumë, është identite./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.