GRANDEMALL

S’ka demarkacion pa konsensus

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Bojkotimi i punës së Kuvendit nga Lista Serbe ia ka vështirësuar edhe më shumë punët koalicionit qeverisës për të siguruar votat e nevojshme për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Subjektet opozitare vazhdojnë të qëndrojnë kundër marrëveshjes së Vjenës duke thënë se ky version është i papranueshëm për ta.

Në këtë situatë vlerësohet se Qeveria do të detyrohet që të kërkojë konsensus me opozitën në mënyrë që të mos zgjatet edhe më tutje procesi i liberalizimit të vizave, pasi ratifikimi i demarkacionit është kusht në atë proces.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë për gazetën “Zëri”, se është në të mirën e gjithanshme e sidomos të proceseve shtetndërtuese dhe atyre të ndërlidhura me cilësinë e jetës së qytetarëve që çështja e demarkacionit të mos vonohet edhe më tutje.

GRANDEMALL

Madje, ai ka thënë se pa e specifikuar me datë pushteti është duke bërë përgatitje që këtë çështje ta riprocedojnë.

Sipas tij dialogu në mes pushtetit dhe opozitës do të duhej të zhvillohej edhe para se të largohet Lista Serbe.

“Konsiderojmë gjithashtu se, imponimet e drejtpërdrejta apo të tërthorta, apo të asaj natyre për të cilat po aludoni ju, nuk duhet të jenë shtysa as premisa për gjetjen e një zgjidhjeje ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth demarkacionit. Përkundrazi dialogu konstruktiv dhe me të gjithë, pa dallime, është parakusht pa alternativë për shtyrjen e proceseve vitale përpara, përfshirë këtu edhe çështjen e demarkacionit edhe atë të kthimit të Listës Serbe në jetën aktive institucionale”, ka potencuar Abdullahu./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.