UBT

S’ka datë për takimin e dytë të fazës finale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pavarësisht se në takimin e parë të fazës finale të dialogut Prishtinë – Beograd të dyja palët janë pajtuar që të intensifikohen takimet në kuadër të këtij procesi, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i dytë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ani pse faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur zyrtarisht më 24 qershor, ende nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës (i dyti) në kuadër të kësaj faze.

Këtë e kanë pohuar për gazetën zyrtarë të Presidencës, të cilët kanë thënë se ende nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ketë takim në Bruksel.

Pavarësisht kësaj, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është drejtues i këtij procesi nga pala kosovare, u ka bërë thirrje edhe njëherë akterëve politikë që të kontribuojnë në procesin e negociatave me Serbinë.

Uji Dea

Mirëpo, opozita po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm një gjë të tillë, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, Thaçi nuk duhet të jetë personi i cili do t’i udhëheqë bisedimet me palën serbe. Përkundrazi, sipas tyre thirrja e Thaçit për krijimin e një grupi të unitetit rreth këtij procesi është krejtësisht hipokrite.

Kjo pasi, siç deklarojnë zyrtarët opozitarë, kreu i shtetit nuk është i legjitimuar për ta drejtuar procesin e dialogut.

Pavarësisht këtyre, i pari i shtetit është zotuar se do të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë, e cila do të rezultojë me njohjen reciproke të të dyja vendeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.