Mobi Casa

S`ka bisedime mes Kosovës e Serbisë! Ato i kanë kryer Boltoni dhe Putini!

/ 3 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Po thonë dialogu në fazën përfundimtare! Cili dialog, kush me kënd është duke biseduar? Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është duke biseduar askush nga shqiptarët, pos Hashim Thaçit. Këta anëtarët, nga delegacioni i Prishtinës, janë vetëm për me ja mbajtur zhagun Hashim Thaçit.

Bisedimet, i ka zhvilluar Bolton dhe Putin gjatë një vizite që e kishte bërë Boltoni para pak kohësh në Moskë. Aty është biseduar gjerë e gjatë mes presidentit Rus dhe përfaqësuesit amerikan, për sferat e interesit dhe politikën gjeostrategjike të dy superfuqive. Sipas disa burimeve anonime diplomatike, nga Neë Yorku, aty është arritur marrëveshje mes Rusisë dhe Amerikës, një ujdi goxha interesante për shqiptarët. SHBA-ja, është pajtuar që për një kohë të caktuar ta lëshojë Sirinë, duke i tërhequr forcat e veta ushtarake nga atje, sepse një qëndrim amerikan në zonat e luftës në Siri, pashmangshëm do të sillte një përplasje mes SHBA-ve, dhe Turqisë për çështje të kurdëve. Në këtë konflikt do të përfshihej edhe Rusia.

Marrëveshja në mes Putinit dhe Boltonit, përfshinë edhe Ballkanin. Si këmbim për tërheqje nga Siria, SHBA-ja, do të forcojë pa pengesa ndikimin e saj në Ballkan e sidomos në Shqipëri Mal të Zi dhe në Kosovë, duke mos pasur kundërshtime të ashpra nga Rusia. Por po ashtu në këtë marrëveshje, përfshihet plani i Serbisë që e trumbeton Hashim Thaçi për ta ndarë Kosovën, me ç`rast Kopaoniku Zubin Potoku, Zveqani dhe Leposaviqi do t’i takojnë Serbisë, por Lugina e Preshevës nuk është parapa që do t’i takojë Kosovës, megjithëse edhe nëse insistojnë amerikanët, serbët do t’ia “falin” Kosovës disa fshatra pa asnjë banorë e të cilat nuk i duhen më as Serbisë dhe as Kosovës!

UBT

Amerikanët janë treguar zemërgjerë, të cilët kanë garantuar të drejtat e pakicës serbe brenda kufijve të Kosovës së mbetur.. duke krijuar asociacionin e Komunave serbe me të drejtën e tyre për vetëvendosje, dhe duke garantuar po ashtu edhe eks teritorialitetin e kishës serbe siç është paraparë me planin e Presidentit Marti Ahtisari.! Po ashtu sipas këtyre burimeve, partitë opozitare në Kosovë, LDK dhe LVV-je, e kanë një informatë të tillë, andaj nuk e kanë ndërmend që t’i bashkohen ekipit negociator sepse bisedimet i kanë përfunduar Rusët dhe Amerikanët para disa muajsh e këtu bëhet fjalë vetëm për një unitet që t’ia bëjnë aminin planit serb i cili arriti të jetësohet përmes argatëve të Beogradit e Moskës që aktualisht mbajnë pushtetin në Prishtinë e në Tiranë, dhe që flasin gjuhën shqipe.

Këto dy parti nuk duan dhe nuk duhet të bëhen pjesë e ndarjes dhe copëtimit të Kosovës, Me një plan të tillë i cili sipas gjitha gjasave do të nënshkruhet deri në fund të muajit shkurt, ose në pjesën e dytë të muajit mars, dhe humbës të vetëm janë shqiptarët sepse Kosova do të humbë rreth 10.2% të territorit të saj veriorë, në këmbim të njohjes nga Serbia, dhe anëtarësimit në OKB, ndërkaq përfitues të vetëm janë serbët si gjithherë në histori!/rajonipress/