Mobi Casa

“S’ka asnjë si Messi, do t’i fitojë të gjitha”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rivaldo mendon se të gjitha çmimet individuale do të shkojnë për Leo Messin vitin 2019.

10-shi magjik i Barcelonës, Lionel Messi, ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma kundër Liverpoolit në UEFA Champions League, raporton Gazeta Express.

31-vjecari shënoi 2 gola në fitoren 3-0 të Barçës, për të shkuar në kuotën e 12 finalizimeve në 9 paraqitje këtë edicion në Ligën e Kampionëve.

Messi është rrugës së duhur për të fituar “Këpucën e Artë”, pasi përveç në Champions, ka më së shumti gola edhe në top 5 ligat evropiane, 34 finalizime, katër më shumë se ndjekësi më i afërt, Kylian Mbappe.

Hidromorava

Ai ka shënuar 48 gola në 46 paraqitje dhe ka zhvilluar një sezon mbresëlënës që sipas legjendës të Barcelonës, Rivaldo, do t’i shpërblehet argjentinasit me shumë trofe.

“Unë nuk mendoj se Barcelona do të ketë një tjetër lojtar si Messi në historinë e saj”, u shpreh fillimisht Rivaldo.

“Është e qartë se është më i miri në botë dhe nuk shikoj asnjë që të mund ta sfidojë për çmimet individuale në këtë sezon. Ndoshta i fiton të gjitha: Topin e Artë, Lojtari Më i Mirë i FIFA-s dhe Lojtari i Vitit”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.