ARKATANA

“Sjellja e Kurtit ndaj aleatëve mund të bëjë që Serbia të shihet partner i besueshëm”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Historiani dhe publicisti, Jusuf Buxhovi, ka thënë se sjellja e Kurtit me ShBA-në dhe aleatët evropian, në situatën gjeopolitike mund ta sjellë Kosovën në një situatë që Serbia të shihet si partnerë i besueshëm.

Ai ka thënë se veprimet aktuale me ShBA-në të krijuara nga Qeveria Kurti janë të dëmshme.

“Sjellja jo e papërgjegjshme ose jo e në përputhje me këtë zhvillim mund ta sjellë Kosovën në një situatë që Serbia mund të konsiderohet si partnerë i besueshëm në rrethanat kundër kriza Ukrainës do të amrrë një përgjigje fare do ta marrë. Mendoj se këto veprimet që i kemi sot me SHBA-të janë të dëmshme, për dy arsye”, ka thënë Buxhovi në tëvë 1.

Hidromorava

Buxhovi ka thënë se veprimet e Qeverisë Kurti në raport me aleatët s’mund të shikohen të ndan nga e kaluara dhe qëndrimet qe ka pasur Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se Kurti duhet të ketë guxim të dalë me një draft për Asociacionin, por ka thënë se “topi” i është lënë kundërshtarit, sikurse qeveritë e kaluara që lanë që Vuçiq të futen në politikën e Kosovës.

“Na topin ja kemi lënë kundërshtarit, siç ja lanë qeveritë e më hershme që Vuçiqi të futet në politikën e Kosovës dhe faktikisht ta orientojë politikën e Kosovës. Qeveria Kurti tash e ka për detyrë ta krijoi draftin në bashkëpunim me aleatët të cilët kanë thënë se ajo nuk do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kurti duhet të marrë guximin dhe ta krijoi vetë draftit e Asociacionit”, ka thënë Buxhovi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.