Sjell duet me Sabriun

Vullneti dhe dëshira për të arritur edhe më shumë në fushën e këngës nuk po i mungon asnjëherë këngëtares Majlinda Kryeziu, e cila çdo herë e më shumë po mundohet që të mbajë afër vetes adhuruesit duke u sjellë këngë sipas shijes së tyre. Ndonëse gjatë karrierës muzikore Linda ka realizuar disa duete me emra të njohur të skenës muzikore, ndërsa tani sapo ka nisur një bashkëpunim me këngëtarin Sabri Fejzullahu.
“Kemi nisur një bashkëpunim të ri me Sabriun, uroj të realizohet një këngë e mirë bashkë me videoklip dhe të pëlqehet në publik. Kam përshtypje se edhe gjatë kësaj here nuk do të dështoj, sepse duetet me Sabriun gjithmonë bëhen hite dhe pëlqehen në publik. Për mua Sabriu vazhdon të mbetet një legjendë e këngës shqipe, prandaj ka kohë që kam dashur të realizoj një duet me të”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Kënga e cila pritet të finalizohet së shpejti, do të jetë produkt i Fatmir Mujës dhe Virusit, ndërkaq videoklipi do të përgatitet me “Max Production”.
Linda pas këtij dueti do të nisë punën edhe për një projekt tjetër për të cilin do të flas më vonë. Por përveç angazhimeve në projekte të reja, ajo vazhdon të jetë mjaftë aktive edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore nëpër diasporë.
“Do të mundohem t’ia dalë edhe angazhimeve nëpër koncerte e mbrëmje muzikore sepse aty e kam publikun tim i cili më përkrahë dhe më jep vullnet për të vazhduar më tutje”, shprehet në fund Linda./zeri/