Eko Higjiena

S’janë fer!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu dhe disa deputetë kanë dhënë dorëheqje nga funksionet partiake në lëvizjen “Vetëvendosje”, por këtyre të fundit po u kërkohet që të dorëhiqen edhe nga funksioni i deputetit, shkruan Zeri.info.

Sejdiu bashkë me Shpend Ahmetin dhe me disa deputetë të tjerë të lëvizjes “Vetëvendosje” kishin themeluar më parë subjektin politik FER (Fryma e Re), por pasi kishin dështuar ta kalojnë pragun zgjedhor në vitin 2010 si subjekt politik ishin shkrirë më pas në lëvizjen “Vetëvendosje”.

Fundamenti

Pas dorëheqjeve të fundit që ndodhën në lëvizjen “Vetëvendosje” deputetja e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu, kishte deklaruar se dorëheqjet e tilla nuk i merr seriozisht derisa nuk heqin dorë edhe nga mandati i deputetit që e kanë fituar nga lëvizja. “Vetëm kur ndonjëri jep dorëheqje nga pozita e deputetit betohem se do të filloj ta marr seriozisht. Më falni, por këto letrat copy paste nuk mundem as t’i lexoj. Janë false dhe me porosi e tendencë”, kishte shkruar ditë më parë Haxhiu në profilin e saj në “Facebook”.

Por, analisti Imer Mushkolaj ka deklaruar për gazetën “Zëri” se është çështje individuale nëse të dorëhequrit dëshirojnë të heqin dorë edhe nga mandati i deputetit. “Ata nuk po heqin dorë nga ‘Vetëvendosja’, por vetëm nga organet partiake. Mandati i deputetit fitohet nga votuesit dhe është çështje individuale nëse e lë pozitën ose jo. Pra, kemi të bëjmë me çështje morale dhe të marrëdhënies me votuesit”, ka thënë Mushkolaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.