ARKATANA

Sivjet s’ka marrëveshje me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bashkimi Evropian dhe negociatorët e dialogut të Brukselit në vazhdimësi kanë paralajmëruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë këtij viti, por një gjë e tillë vlerësohet e paarritshme pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta për përmbajtjen e marrëveshjes, e cila madje ende nuk ka filluar të negociohet, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se në fillim të këtij viti zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur optimistë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihej gjatë vitit 2018, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Kështu konsiderojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se arritja e një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve është e pamundur të ndodhë në rrethanat aktuale brenda këtij viti.

Uji Dea

Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive në pushtet pohojnë se dialogimi me Serbinë nuk është aspak i lehtë, porse ky proces duhet të vazhdojë. Ndërkaq, zyrtarë të opozitës vlerësojnë se procesi i negociatave nuk do të përmbyllet këtë vit. Andaj, siç ata vlerësojnë, duhet patjetër të bëhet një platformë, me të cilën do të pajtohet gjithë spektri politik në Kosovë. Vetëm në këtë formë sipas opozitarëve mund të arrihet një dakordim i gjerë mes dy taborëve. Në të kundërtën, siç ata janë shprehur, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.