Eko Higjiena

Situatë e errët në kombëtare, por Xhaka ‘gradohet’ në hierarkinë e Bazelit

/ 1 minutë lexim
HW

Taulant Xhaka gradohet zëvendëskapiten i skuadrës së Bazelit. Pas momenteve të vështira dhe faktit që pak ditë më parë nuk takoi trajnerin e zgjedhur të Kombëtares, Kristian Panuçi, mesfushori kuqezi ka marrë një lajm pozitiv.

Ai do të jetë njëri prej zëvendëskapitenëve të skuadrës. Pasi Delgado e la futbollin në nisjen e kampionatit zviceran, drejtuesit e klubit bënë ndryshime në hierarkinë e lojtarëve.

HW

Kapiteni i skuadrës do të jetë mesfushori Marek Sushi. 29-vjeçari çek luan prej tre sezonesh në ekipin e Bazelit dhe thuajse është gjithmonë titullar me ekipin zviceran.

Dy zëvendëskapitenët e skuadrës janë Mishel Lang dhe Taulant Xhaka. Ky i fundit është një nga prodhimet e klubit zviceran dhe për këtë fakt ka fituar zemrat e drejtuesve dhe të tifozëve të Bazelit./Panorama/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.