Fundamenti

Situata politike në Kosovë me krijimin e koalicioneve, është normale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke folur për situatën e krijuar në Kosovë, pas koalicionit të opozitës Ambasadori Blomeyer thotë se koalicione politike të ngjashme ka pasur edhe në Gjermani, por se problemi është zgjidhur vetë, pa ndihmë nga jashtë.

Ai u bënë thirrje partive politike që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Peter Blomeyer në një intervistë për “Kosova Sot” thotë se situata politike në Kosovë me krijimin e koalicioneve, është normale.

Në një intervistë për Kosova Sot, thotë se koalicione të tilla kanë ndodhur edhe në Gjermani, por se nuk është pritur ndërhyrja ndërkombëtare për t’i zgjidhur problemet.

Uji Dea

Ai u ka bërë thirrje të gjitha palëve që për të kaluar këtë ngërç politik, duhet të presin dhe të respektojnë mendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“E rëndësishme është të në mes të partive demokratike, pavarësisht pikëpamjeve të tyre kontroverse, ka një konsensus lidhur me atë se të gjitha çështjet duhen zgjidhur në kuadër të sistemit të drejtësisë dhe duke respektuar vendimet e institucioneve kompetente për çështjet kushtetuese”, ka deklaruar përfaqësuesi i shtetit gjerman në Kosovë.

I pyetur për qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për pezullim të dialogut me Serbinë, Blomeyer tha se Kosova duhet të ndjekë kursin evropian pjesë e të cilit është edhe dialogu.