ARKATANA

Situata në veri të Kosovës, Krasniqi: Të nxitura drejtpërdrejt nga Vuçiqi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për situatën në veri të vendit.

Krasniqi tha se muajt e fundit Kosova ka kaluar nga kriza në krizë dhe kjo ka vetëm një fajtor që është pala Serbe e cila po nxit dhunë.

Por Krasniqi theksoi gjithashtu se nëse Kurti do të kishte dëgjuar këshillat e perëndimit për targat, atëherë sot Kosova do të ishte më e fokusuar tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

FIDANISHTJA

“E vërteta është se në muajt e fundit për fat të keq kemi kaluar nga kriza në krizë, kryesisht në raportin me Serbinë., Kjo ka ndikimin në pjesën veriore. Vendosje e barrikadave, ky organizim i bandave kriminale që janë të diktuara nga vetë Vuçiç, janë pa asnjë ekuivok përgjegjësi e shtetit serb. Kanë si qëllim sovranitetit e shtetit të Kosovës. Por nëse kthehemi pak javë më para ka bërë disa gabime edhe qeveria e Kosovës. Nëse do të kishin dëgjuar këshillat e dhëna nga miqtë tanë perëndimorë për targat, sot Kosova do të ishte më e fokusuar në zgjidhjen përfundimtare se në situatën ku jemi sot”, tha Krasniqi.

Ndërkohë Krasniqi theksoi se në gjithë këtë situatë e gjithë politika e Kosovës është e bashkuar, pavarësisht se nuk ka asnjë qasje nga ana e Kurtit për të afruar partitë opozitare.

“Në raport me Serbinë ne gjithmonë jemi një jemi bashkë, pasi ka rëndësi vetëm interesi i vendit, interesi i qytetarëve. Në momentin kur filloi përshkallëzimi unë i kam shkruar një letër kryeministrit ku jo vetëm i kam dhënë mbështetjen time por edhe të PDSH-së. Nuk ka asnjë kërkesë nga qeveria për të arritur ndonjë konsensus. Për ne ka rëndësi që forcat ePolicisë së Kosovës të kenë mbështetjen e plotë”, tha Krasniqi në një lidhje me edicionin informativ në Abc News.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.