Hidromorava

Situata në veri, reagon Gjermania: Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e siutatës në Kosovë, palët të gjejnë kompromis

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet vendore, Ministria e Jashtme gjermane ka reaguar dhe ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të problemeve nëpërmjet dialogut Serbi-Kosovë.

“Jemi shumë të shqetësuar për përshkallëzimin e situatës”, tha zëvendës-zëdhënësja e ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, të hënën në konferencën e rregullt për shtyp.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e rezultateve në dialogun Serbi-Kosovë.

“E kemi thënë shpesh që këtu se për Ballkanin Perëndimor, por sidomos për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të largohemi nga vështrimi periodik në humnerën e skadimit të afateve. Sepse edhe ky është një afat i tillë. Tani priten kompromise”, u shpreh Sasse.

Sasse kërkoj nga palët që të përmbahen nga deklaratat që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

“Apeli ynë urgjent u drejtohet të dyja palëve në konflikt, Kosovës dhe Serbisë, që të përmbahen e të mos e përshkallëzojnë më tej situatën dhe që ta zgjidhin këtë konflikt realisht në dialog të drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën”, tha Sasse.

Mobi Casa

Ndërkohë në veri të Kosovës ka vazhduar gjendja e tensionuar për shkak të targave, si pasojë e së cilës pakica serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fajësoi Serbinë se po e provokon situatën, me pretekstin e targave, për të mos pranuar planin gjermano-francez për Kosovën.

Javën e kaluar në Berlin u zhvillua Samiti i Ballkanit Perëndimor ku u arritën tre marrëveshje bashkëpunimi rajonal. Në konferencën e medias, të enjten e kaluar, kancelari gjerman Olaf Scholz, tha për herë të parë se ekziston një plan gjermano-francezpër normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Scholz tha se nevojitet “durim dhe shumë përpjekje” që marrëveshja të ketë sukses.

Sekretarja gjermane e Shtetit për media dhe zëvendës zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffman, tha se “do të vazhdojmë të punojmë me Francën dhe partnerët e tjerë evropianë për të siguruar që bisedimet të zhvillohen dhe të arrihet përparim në këtë çështje”.

Pyetjes së një gazetari se a do të përdoren mjete të tjera për ta shtyrë Kosovën të shtyjë afatin e zbatimit të riregjistrimit të targave, siç është kërkuar edhe nga Gjermania dhe BE, Hofmann nuk iu përgjigj. “Për momentin jemi duke u mbështetur në bisedime”, tha ajo. /DW/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.