ARKATANA

Situata në Ukrainë, Kurti: Nuk frikësohemi, por anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte i dobishëm edhe për Evropën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në një intervistë për SkyNews duke iu referuar situatës në Ukrainë tha se qytetarët e Kosovës janë të brengosur nga një president despot i cili mund të shndërroj Ballkanin një fushëbetejë kundrejt demokracive perëndimore.

Kurti megjithatë tha se Kosova është vigjilente dhe nuk frikësohet, por Kosova sa më parë që i bashkohet NATO-s është e dobishme edhe për rajonin e Evropën.

Ai u ka bërë thirrje edhe pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.

Mobi Casa

“Lukoil, Sberbank dhe shumë kompani ruse mbulojnë Serbinë me degët e tyre dhe kjo është pse qytetarët e Kosovë janë të brengosur nga një president despot i cili mund të shndërroj Ballkanin një fushëbetejë kundrejt demokracive perëndimore. Ne jemi vigjilent dhe nuk frikësohemi. Ne dëshirojmë që t’i bashkohemi BE-se dhe NATO-s, ne aktualisht kemi NATO-n në Kosovë por anëtarësimi sa më i hershëm i Kosovës do të ishe shumë i dobishëm për qytetarët, vendet e Ballkanit dhe në veçanti vet kontinentin evropian”, tha ai, raporton Telegrafi.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se Serbia ka 40 MIG-29 të dhuruara nga Rusia dhe Bjellorusia dhe mbi gjysma e Parlamentit të Serbisë është pjesë e grupacionit të miqësisë serbo-ruse.

“Për shembull, Serbia ka 40 MIG-29 të dhuruara nga Rusia dhe Bjellorusia. Mbi gjysma e Parlamentit të Serbisë është pjesë e grupacionit të miqësisë serbo-ruse dhe gjithashtu Gazpromi rus zotëron 56 për qind të industrisë së naftës në Serbi dhe 51 për qind të rezervave të naftës në Banatski Dvor në Vojvodinë, e cila është ndër më të mëdhatë në Evropën Juglindore”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.