Mobi Casa

Situata me Turqinë mund ta vonojë liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Përfaqësuesi në largim i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar deklaroi se nuk dihet ende nëse vendimi mbi liberalizimin do të merret individualisht apo në pako me vendet e tjera që po presin.

Mospërmbushja e kritereve për liberalizim të vizave nga ana e Turqisë mund të ndikojë në vonimin e liberalizimit kosovar edhe nëse kushtet janë plotësuar tërësisht nga ana kosovare.

Përfaqësuesi në largim i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar deklaroi se nuk dihet ende nëse vendimi mbi liberalizimin do të merret individualisht apo në pako me vendet e tjera që po presin.

Zbogar tha për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që Kosova duhet të bëjë çdo që i është kërkuar për të fituar liberalizimin megjithëse ajo mund të jetë vendim në grup.

“Zakonisht kjo merr disa muaj, nga koha e propozimit deri atëherë kur qytetarët fillojnë të lëvizin pa viza. Si gjithmonë me Kosovën, edhe kësaj here, ka komplikime. Natyrisht që kësaj here komplikimi lidhet me Turqinë sepse është një pako për Turqinë, Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën dhe nuk e dimë se si këto komplikimet me Turqinë mund të ndikojnë apo jo liberalizimin e vizave me vendet tjera”, tha Zhbogar.

GRANDEMALL

Megjithatë, ai theksoi se përmbushjet e të gjitha kritereve nga një shtet i caktuar mund të ndikojë në vendim të veçantë për të.

“Tani për tani kjo nuk është e qartë. Nuk është e qartë nëse vendet do të shkojnë tutje vetë, apo do të jetë një pako. Gjasat që një shtet të shkojë tutje vetë rriten nëse ai shtet ka bërë çdo gjë. Nëse është një shëmbëlltyrë e përmbushjes së kushteve”, konstatoi ai.

‘Pakoja’ ku gjendet Kosova përfshin edhe Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Në Turqi situata ka qenë e tensionuar pas tentim-grusht shtetit nga ushtria turke më 15 korrik dhe ka vazhduar me shumë arrestime, ndër të tjerash edhe mbyllje të mediumeve nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkaq Kosova mori rekomandimin e BE-së për liberalizim të vizave më 4 maj të këtij viti. /Kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.