UBT

Situata me pandeminë në komunën e Vitisë vazhdon të jetë nën kontroll

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në mbledhjen e mbajtur sot, ka analizuar situatën momentale epidemiologjike, ku është raportuar edhe për rastet e reja në komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka bërë të ditur se në këtë komunë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 16 të shëruar dhe 5 raste të reja pozitive. Që nga 13 marsi e deri më sot, Vitia ka pasur 828 raste pozitive me COVID-19, ndërsa aktiv kemi 135 raste.

Momentalisht janë 10 të hospitalizuar, por është shpresëdhënëse se numri i rasteve aktive është në rënie, kurse rasteve të shëruara është në ngritje”, tha Haliti.

HW

Ai po ashtu vlerësoi se është duke u menaxhuar suksesshëm gjendja me pandeminë, ndërkohë që ka ripërsëritur se komuna e Vitisë, që nga fillimi i përhapjes së Covid-it në Kosovë, ka ofruar shërbime falas në Qendrat mjekësore për pacientët që kanë qenë të prekur nga ky virus.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka njoftuar se situata në respektim të masave është mesatarisht e kënaqshme.

Po ashtu, ai ka theksuar se policia nuk ka hasur në vështirësi sa i përket zbatimit të masave, konkretisht gjatë orëve të mbrëmjes, por se ka pasur edhe gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat e kufizimit të qarkullimit gjatë asaj kohe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.