Hidromorava

Situata me Covid-19 në Kosovë: Mbi 3 mijë e 500 raste aktive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Megjithatë në javën e fundit është shënuar një rënie e lehtë e rasteve.

Në Kosovë janë 3 mijë e 571 raste aktiv me koronavirus, prej të cilëve 516 janë duke u trajtuar në spitalet publike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se deri më tani në Kosovë janë regjistruar 12 mijë e 168 raste pozitive, nga mbi 46 mijë e 500 të testuar që nga muaji shkurt.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 8.346, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Uji Dea

Nga fillimi i pandemisë me 13 mars, kur edhe u shënuan rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve të vdekjes është 457 persona

Në anën tjetër SHSKUK ka njoftuar se 516 pacientë po trajtohen për Covid-19 prej të cilëve 18 janë në respiratorë, 27 me CPAP dhe 347 po trajtohen me oksigjenoterapi.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.