Fundamenti

Situata e tensionuar Kosovë-Serbi, Bolton: Kërcënimi i vërtetë nga Moska

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, ka folur në lidhje me situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.

I ftuar në Euronews Albania, ai tha se kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë.

Më tej, ai shtoi se mosmarrëveshjet që kanë duhet të vihen nën kontroll në mënyrë që SHBA e BE por dhe shtetet e tjera të fokusohen te lufta në Ukrainë.

“Nga jashtë, duket sikur kemi humbur mundësi për të zgjidhur me diplomaci fërkimet e dukshme mes Serbisë dhe Kosovës. Shumë njerëz janë përpjekur për disa kohë në këtë drejtim. Nuk e di se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin e fundit. Jam i sigurt që arsyet janë komplekse, por mendoj se në perspektivën e Evropës si një e tërë dhe të Shteteve të Bashkuara, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë, nuk është momenti ku tensionet tjetërkund në kontinentin evropian, në Ballkan apo kudo gjetkë, duhen lejuar të shpërthejnë”.

“Së paku, duhet të kemi parasysh që kërcënimi i vërtetë me të cilin përballemi të gjithë, është nga qeveria në Moskë, fërkimet dhe mosmarrëveshjet që kemi, që janë të shumta, duhet të vihen nen kontroll së afërmi që të gjithë të përqendrohemi në një fund të kënaqshëm të luftës në Ukrainë”. tha ai.

RCCOLA

Bolton, komentoi propozimi e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për konferencë të nivelit te lartë të thirrur nga Franca dhe Gjermania, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për situatën e tensionuar Kosovë-Serbi.

Ai shtoi se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes.

“Mendoj se sa më shumë palë të përfshihen në negociata, aq më e vështirë do të jetë arritja e marrëveshjes, por ka një traditë në Shtetet e Bashkuara, kryebashkiaku Mer Daley i Çikagos, kur u përball me një grevë të mundshme të mësuesve, mbyllte Bordin e Arsimit në një dhomë me sindikatat e mësuesve dhe thoshte: “Nuk do të dilni pa arritur një marrëveshje””.

“Zakonisht ia arrinin. Por, unë mendoj se nëse ka shumë të jashtëm që po komentojnë sikur të ishte një ngjarje sportive për ecurinë e negociatave, nuk do të ketë një rezultat të dëshirueshëm, do të ishte më mirë që Kosova dhe Serbia të përfaqësoheshin në një ishull ndoshta në Egje, pa shumë spektatorë përreth”, tha ai.