Hidromorava

Situata e sigurisë s’ndikon heqjen e vizave – ekspertët thonë se BE-ja po e diskriminon Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosur për heqjen e vizave, madje kjo u bë e ditur qe katër vjet në raportet e Komisionit Evropian.

Ekspert të marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë se është vendim politik i disa shtete të BE-së që nuk po dëshirojnë t’i liberalizojnë vizat për Kosovën për arsye të brendshme të tyre.Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se situata e sigurisë nuk duhet të ndikonte sa i përket lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

UBT

Ai vlerëson se BE-ja po bënë diskriminim të rëndë karshi Kosovës, por edhe po e dëmton vendin sepse nuk e trajton barabartë në asnjë nivel.“Për çështjen e vizave po besoj se situata e sigurisë nuk duhej të ndikonte sa i përket vizave sepse e njëjta gjë do të vlente edhe për Serbinë. Është absurde nëse BE-ja nxjerr këtë element sepse Komisioni Evropian qe 4 vjet në secilin raport e potencon që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret. Pra është vendim politik i disa shtete të be që nuk po dëshirojnë t’i liberalizojnë vizat për Kosovën për arsye të brendshme të tyre”.“BE po bënë diskriminim të rëndë karshi Kosovës por edhe po e dëmton Kosovën sepse nuk e trajton barabartë në asnjë nivel. Sa ai përket statutit nuk mund të ndodhë derisa nuk na njohin 5 vendet e BE-së”, tha Arifi.

Ndërsa, Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se është mjaft shqetësuese mos liberalizimi i vizave për Kosovën.Sipas tij, edhe vendet tjera që qëndrojnë ndoshta edhe më keq se Kosova kanë liberalizim, raporton EO.“Sa i përket liberalizimit të vizave është konstatuar se Kosova i ka përmbushur kriteret. Komisioni Evropian ka konsideruar se janë plotësuar të gjitha kriteret. Në aspektin tjetër se pse nuk janë liberalizuar vizat deri tani është vendim politik”.“Në këtë drejtim është shqetësuese sepse edhe vendet tjera që qëndrojnë ndoshta edhe më keq se Kosova kanë liberalizim të vizave. Dhe ende nuk kemi edhe përkundër faktit se kemi plotësuar kriteret e kësaj natyre”, tha Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.