Fundamenti

Situata e Kosovës mund të shfrytëzohet nga ata që s’e njohin pavarësinë, thotë ambasadori suedez

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se Kosova ndodhet në një situatë të ndjeshme, të cilën mund ta shfrytëzojnë shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se vendi ka arritur shumë që nga lufta, por procesi “nuk ka përfunduar ende”.Westerlund ka kujtuar eksperiencën e Suedisë në vitin 2018, kur formimi i qeverisë zgjati disa muaj, por përmes dialogut dhe kompromisit u arrit një marrëveshje.

“Por nuk kam parë kaq shumë dialog mes partive politike (në Kosovë) për të arritur marrëveshje. Kjo mungon, kompromisi nuk është diçka negative,” ka theksuar ai.

Uji Dea

“Siç kam thënë më parë, ka shumë demokraci perëndimore ku formimi i qeverisë zgjat dhe përbën sfidë. Por problemi me Kosovën është se ajo ndodhet në një pozicion shumë të ndjeshëm. Është demokracia më e re në Evropë dhe nuk është anëtare e strukturave euro-atlantike, ndaj është më e cenueshme. Kjo situatë ndikon në disa fusha. Së pari, rrezikohet lidhja mes votuesve dhe udhëheqësve politikë nëse këta të fundit nuk arrijnë të përmbushin premtimet e tyre. Së dyti, funksionimi i shtetit demokratik është në rrezik – aktualisht, rreth 17 institucione nuk po funksionojnë si duhet, dhe kjo është një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën”.

“Sa i përket situatës, ne patëm diçka të ngjashme në Suedi në 2018, ku dy koalicione ishin shumë afër me mandate, por asnjëra nuk kishte shumicën absolute. Na duheshin disa muaj për të gjetur një zgjidhje, por në fund arritëm kompromis. Ajo që bëhej ishte që partitë politike diskutonin vazhdimisht, orë të tëra bisedimesh për të gjetur një platformë të përbashkët dhe zgjidhje. Nuk e di se çfarë ndodh pas skenave këtu, por nuk kam parë kaq shumë dialog mes partive politike për të arritur marrëveshje. Kjo mungon, kompromisi nuk është diçka negative,” shtoi ambasadori për EO.

“Do thoja se Kosova është demokracia më e re në Evropë dhe ka arritur shumë që nga lufta, por procesi nuk ka përfunduar ende. Nuk është njohur nga të gjitha shtetet anëtare të komunitetit ndërkombëtar dhe as nga shumë organizata ndërkombëtare. Pra, është një histori suksesi, por ne ende nuk jemi në një pozicion të stabilizuar. Për këtë arsye, Kosova është në një situatë të ndjeshme tani dhe kjo mund të shfrytëzohet nga ata që nuk e mbështesin pavarësinë e saj. Këtë duhet ta kemi parasysh,” përfundoi Westerlund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.