Situata do të përshkallëzohet..!
Nga Gani Sadiku – Situatën e tensionuar në Kuvendin e Kosovës do duhej ta zgjidhte vetëm PDK-ja, dhe Kadri Veseli, përderisa nuk është bartë në rrugë e njëjta. Mirëpo çka tregon kjo gjendje e krijuar në Kosovë.??
Kjo tregon dy gjëra që qytetari s’i ka ditur,
Se “njerëzit e fortë të politikës”, nuk mundë të qëndrojnë në skenën politike pa shkaktuar probleme dhe situata me të cilat do merrej populli, deri në kacafytje ndoshta edhe të përgjakshme. Partitë politike kanë arritur deri aty ku ma s’do të ketë as dialog as tërheqje.
Dhe e dyta, filozofia politike e LDK-së, është dhe shihet si kërcënim për ta, për kapitalin e tyre te vjedhur qe një dekadë e gjysmë.
Këtu nuk bahet fjalë për Isa Mustafën por për filozofinë politike të LDK-së, dhe me sa e di unë Isa Mustafa ose do të humbë fare nga politika, ose do ta faktorizoj pikërisht sjellja e këtyre të “shashtrisurve” nga se kësaj radhe ky është viktimë e proceseve politike. Dhe jo rrallë herë ndodhë që viktimat më pas të popullarizohen.
Kur është në pyetje rahatia e tyre, dmth pushteti dhe hajnia e pasuria e tyre, të gjitha partitë bëhen bashkë kundër një emri të përvetshëm i cili do qoftë ai në krye të LDK-së.
Ashtu ka ndodhur edhe gjatë luftës edhe pas saj ku të njëjtit akterë ishin mobilizua kundër Ibrahim Rugovës, përveçse dallimi ishte se ky i fundit kishte përkrahjen e popullit.
Nuk përjashtohet mundësia që perëndimi ta “lejojë”, një gjakderdhje në Kosovë e më pas do kishte mundësi që më lehtë të vendosë rend.. dhe ky do të ishte skenari më fatal për vendin dhe për çdo njërin prej nesh, sepse në politikën e këtij vendi që moti është mbjellur fara e keqe frutet e së cilës po i korrim ne sot./rajonipress/


