Fundamenti

SITF-it i kërkohet qartësimi i dyshimeve të Dick Martyt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kur në mes të korrikut të qëndrojë në Prishtinë, Clint Williamson, kryeprokurorit amerikan që po i kryen hetimet për raportin e Dick Martyt, do t`i bëhet një kërkesë specifike. Atij do t`i kërkohet raport i detajuar mbi raportin e Martyt.

Raport i detajuar mbi hetimet po shihet si rruga e vetme që do t’i zbardhte të gjitha dyshimet e ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran, raport që ka akuza të rënda dhe që dyshohet se e ka rrënuar imazhin e Kosovës, të shqiptarëve dhe të luftës së UÇK-së.

FIDANISHTJA

Në kërkesën për raport mbi raportin e Martyt, institucionet e Kosovës nuk janë vetëm.

Edhe shtetet mbështetëse të SIFT-it dhe mbështetëset e pavarësisë së Kosovës duan që Williamson të tregojë detajet e hetimeve, në mënyrë që pos akuzave që do të ngrihen dhe do të përballen me Gjykatën Speciale, dyshimet e tjera të mëdha si trafikimi i organeve, ai i armëve, i drogës dhe të tjera të sqarohet nëse kanë qenë të bazuara apo jo…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.