Mobi Casa

“Sistem i prishur”, ambasada amerikane tërhiqet nga konkursi për kryeprokurorë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka reaguar ashpër për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve, shkruan Gazeta Express.

Në një reagim të lëshuar nga Ambasada thuhet se procesi i përzgjedhjes është prishur me themel meqenëse u mungon transparenca dhe ka konflikte interesi.

Si pasojë e një situate të tillë, Ambasada e SHBA’së ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të monitorojë një proces të tillë.

Eco Higjiena

“Meqenëse involvimi i mëtejshëm i Ambasadës mund të keqintepretohet si miratimi i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të selektohen në bazë të kualifikimit, dhe jo në bazë të përkatësisë dhe lidhjeve me politikën”, thuhet në reagim.

“Ndryshimet të kornizës ligjore në të cilën bazohet Këshilli Prokurorial janë të nevojshme për të vendosur transparencë dhe drejtësi në këtë sistem. Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.