UBT

Sipas zyrtarëve komunal: Rrugët kryesore të Gjilanit janë të hapura, Komuna apelon për kujdes të shtuar

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjitha rrugët kryesore në komunën e Gjilanit janë të hapura dhe të kalueshme edhe në këtë moment kur reshjet e borës janë të pandërprera, megjithëse ka vështirësi.

Komuna apelon vozitësit që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion dhe t’i shmangen daljeve me vetura.

Hidromorava

“Operatori ekonomik është vazhdimisht në terren për të hapur rrugët. Deri tani mund të them se të gjitha rrugët kryesore janë të hapura dhe të kalueshme, ani pse ka vështirësi. Ekipet tona do të vazhdojnë të jenë në terren, për t’iu mundësuar qytetarëve qarkullim sa më të lehtë”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestar: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në kohë rekorde thuhet në apelin e komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.