Fundamenti

Sipas Vetëvendosjes rreth 750 mijë qytetarë kanë përfituar mbështetje nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lëvizja Vetëvendosje thotë se nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë.

Në një postim në faqen zyrtare të VV-së në Facebook, thuhet se vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë.

Në këtë postim, thuhet se poashtu janë rreth 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet.

Ditëve të fundit është aktualizuar kërkesa për tërheqje të serishme të mjeteve nga Trusti. Deri tash Vetëvendosje, e cila udhëheq me Qeverinë ka dalë kundër kësaj ideje.

Postimi i plotë i VV-së:

Nga Pako e Ringjalljes Ekonomike kanë përfituar deri sot 748 mijë qytetarë.

Vetëm nga masa për mbështetje sociale deri sot kanë përfituar 476,903 qytetarë.

Afër 3 mijë qytetarë përfitues nga mbështetja pas humbjes së kryefamiljarit nga COVID-19.

ARKATANA

Afër 300 mijë përfitues nga mbështetja për pensionet.

Mbi 25 mijë përfitues nga mbështetja për familjet me asistencë sociale.

Mbi 13 mijë përfituese nga pagesat për shtesat e lehonave.

Gati 150 mijë përfitues nga pagesat për shtesat e fëmijëve.

Afër 6 mijë përfitues nga mbështetja për likuiditetin familjar.

Shtesë kësaj, mbi 10 mijë familje me asistencë sociale që kanë përfituar kupona ushqimor.

13 organizata përfituese për mbështetjen e kuzhinave popullore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.