RCCOLA

Sipas shifrave të policisë, kriminaliteti ka shënuar rënie në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit dhe për këtë meritat i ka adresuar te qytetarët, policia dhe institucionet e mekanizmat tjerë komunalë.

Halit Rexhepi, kryesues i KKSB, ka thënë se gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e qetë, për çka Gjilani dallohet nga komunat tjera, duke sugjeruar që me qytetarët të punohet në vazhdimësi sa i përket ngritjes së vetëdijes dhe jo vetëm në kohë zgjedhjesh e fushatash.
“Qytetarët duhet ta ndihmojnë sa më shumë policinë, sepse në këtë mënyrë, në të vërtetë ata ndihmojnë vetveten”, ka thënë Rexhepi, ndërkohë që është shprehur i kënaqur me të dhënat e policisë, të cilat tregojnë për një ulje të ndjeshme të kriminalitetit gjatë vitit 2019.

KKSB ka shprehur brengosje sa i përket deponive ilegale në qytet, sidomos te pjesa e tregut dhe ka propozuar mbajtjen e një takimi me strukturat relevante për ta trajtuar këtë problem.

Njëherësh, KKSB ka përshëndetur edhe hapjen e pikës kufitare në Stançiq, e cila do ta lehtësoj lëvizjen e njerëzve ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.

Uji Dea

Sa iu përket rasteve në Cërnicë, ku ka ndodhur një incident ndërmjet fqinjëve dhe në Livoç të Epërm, ku nuk dihet ende kush e kishte vendosur një flamur shqiptar në varrezat ortodokse, KKSB ka kërkuar që të shmangen incidentet e tilla, sepse pavarësisht që mund të mos kenë ndonjë prapavijë të caktuar, edhe si të tilla mund të reflektohen në marrëdhëniet e mira ndëretnike.

Përndryshe, Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka prezantuar një raport të punës për vitin 2019, ku vërehet një rënie e veprave penale dhe kriminalitetit më përgjithësi.
“Qëllimi ynë është krijimi dhe mbajtja e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit”, ka thënë Ramushi.

Komandanti i Stacionit të Policisë, Alban Ramushi, është përgjigjur edhe në pyetjet dhe interesimet konkrete të anëtarëve të KKSB./rajonipress/