Sipas qytetarëve: Nepotizmi dhe ndikimi partiak po e shkatërrojnë spitalin e Gjilanit

Gjilan – Qytetarët e shumtë të anketuar shprehen të shqetësuar me rrjedhën e konkursit të fundit për drejtor. Ata mendojnë se nepotizmi dhe ndikimi partiak po e shkatërrojnë Spitalin e Gjilanit. Është e habitshme se edhe VV po e përdor të njëjtën strategji si partitë tjera politike për të sjellur në pushtet njerëzit e tyre dhe të dëgjueshmit.
Kandidatët për drejtor në spitalin e Gjilanit kanë hyrë në testin me shkrim dhe pritet edhe të intervistohen gojarisht. Aktualisht kandidati që më së shumti i plotëson kriteret e konkursit është kirurgu me përvojë dhe me punime shkencore Milaim Kosumi.
Qytetarët gjilanas kanë mendime të ndryshme rreth kandidatëve, por shumica pajtohen se kandidati që i plotëson kriteret duhet të ketë përparësi.
Mevlani një 44 vjeçar thotë se ka dëgjuar se dy kandidatët e LVV Arsim Emini dhe Mirvete Kurteshi janë në rrethin e ngushtë, duke e anashkaluar Milaim Kosumin. “Ky do të ishte turpi më i madh i ministrit Latifi, nëse e lejon të ndodhë këtë skandal” shprehet ai.
Por, Luljeta një 33 vjeçare thotë se nuk ka asgjë të keqe nëse Mirvete Kurteshi zgjidhet drejtoreshë. “Ajo mund të jetë e familjes Kurteshi, por nëse i plotëson kushtet mund të zgjidhet dhe s`ka rëndësi që është e afërt e Ismajl Kuretshit apo Sami Kurteshit”.
Burhani një student i mjekësisë thotë se ka dëgjuar për Milaim Kosumin.”Milaim Kosumi është shumë larg të tjerëve sepse është profesor dhe ka shumë punime studimore që duhet të mburret një qytet. Milaim Kosumi nëse nuk është në Vetëvendosje ai mund të jap kontribut të madh në ngritjen dhe cilësinë e shëndetësisë gjilanase” u shpreh Burhani.
Edhe, Taipi mendon se gjendja në spitalin e Gjilanit asnjëherë s`ka qen e mirë. “Aty ka skandale të shumta, favorizohen dashnoret dhe të afërmit e drejtorit. Mos të flasim për aferat e shumta seksuale. Spitalit të Gjilanit i duhet një dorë e fortë dhe një kirurg i mirë që i pret gjërat” u shpreh ai./rajonipress/