Fundamenti

Sipas Pupovcit, UP-ja është në këtë nivel nga avancimet në të kaluaren

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Problemi kryesor sot në arsimin e lartë në Kosovë është cilësia, thotë eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai thekson se rritja e numrit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë, mungesa e stafit të kualifikuar, organizimi jo i mirë i punës si dhe mospërmbajtja e kritereve, kanë çuar arsimin e lartë në nivelin ku është sot.

Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, thotë për Radio Kosovën, se për të pasur ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, në radhë të parë duhet t’u përmbahemi kritereve.

Ai thotë se mënyra se si është avancuar stafi akademik në të kaluarën, e ka sjellë Universitetin e Prishtinës dhe arsimin e lartë në tërësi në situatën ku ndodhemi sot.

“Ne po shohim që tani ka reagime nga stafi akademik në përpjekje të menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës konkretisht, që të futen disa kritere. Njerëzit thirren në të kaluarën, thonë se siç janë avancuar të tjerët ashtu duam edhe ne. Por, mënyra se si janë avancuar të tjerët, faktikisht e ka sjellë këtë universitet dhe arsimin e lartë në pozitën në të cilën ndodhet tani. Prandaj, mendoj se këtu duhet të bëhet një pikë kthimi, që njerëzit të fillojnë të meritojnë thirrjet e veta akademike. Kur të fillojnë të respektohen kriteret akademike atëherë janë të gjitha parakushtet që të përmirësohet cilësia, sepse njerëzit bëjnë përpjekje për t’i plotësuar kriteret dhe ky angazhim pastaj jep rezultate në cilësi”, tha Pupovci.

FIDANISHTJA

Ai gjithashtu tha se në arsimin e lartë tani është arritur një pjesëmarrje relativisht e lartë. Kosova ka më së shumti studentë në 100 mijë banorë krahasuar me vendet e tjera evropiane dhe se kjo rritje e numrit të studentëve ka ndikuar në rënien e cilësisë, thotë ai.

Por, edhe po t’u referohemi ligjeve, sipas Pupovcit, ato nuk e përmirësojnë cilësinë, por vetëm krijojnë kushte themelore për përmirësim.

“Edhe me legjislacionin e tanishëm asgjë nuk i pengon institucionet e arsimit të lartë që të përmirësojnë cilësinë. Ministria më tepër mund të veprojë nga niveli i akreditimit të programeve, pra vlerësimi i jashtëm i cilësisë. Ministria nuk mund të rregullojë problemet të cilat ekzistojnë në institucionet e arsimit të lartë, siç janë: mbajtja jo e rregullt e ligjëratave, cilësia e ulët e punës së mësimdhënësve, numri i madh i studentëve”, shtoi Pupovci.

Eksperti i arsimit, Pupovci, thekson se përqendrimi i institucioneve të arsimit të lartë, publike e private, duhet të fokusohet në përmirësimin e cilësisë.

Ndërkohë, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, vazhdimisht potencon se ngritja e cilësisë në arsim është i vetmi prioritet i tij gjatë këtij mandati. Ai ka thënë se janë disa objektiva në arsimin publik që lidhen me tri segmente: ligjshmërinë, standardet akademike dhe orientimi drejt tregut të punës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.