UBT

Sipas Kadri Rahimajt: Imazhi i Kamenicës në botë, çdo ditë e më i mirë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Jemi bërë pjesë e rrjetit botëror Mayors for Peace! Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se Komuna e Kamenicës është zyrtarisht anëtarësuar në organizatën ndërkombëtare Mayors for Peace, me seli në Hiroshima të Japonisë. Sot, nga Kryetari i Qytetit të Hiroshima-s, z. Matsui Kazumi, kemi pranuar zyrtarisht certifikatën e anëtarësimit ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Kjo organizatë globale, me mbi 8,400 qytete anëtare nga 166 shtete dhe rajone, ka për mision ndërtimin e një bote pa armë bërthamore, forcimin e solidaritetit ndërqytetas dhe promovimin e paqes e zhvillimit të qëndrueshëm. Anëtarësimi i Kamenicës është një hap i madh që na vendos në hartën e qyteteve paqedashëse të botës.

HW

Jam krenar që Kamenica bëhet një nga komunat e para në Kosovë që i bashkohet kësaj nisme globale, duke forcuar profilin e saj ndërkombëtar dhe duke dërguar një mesazh të qartë: paqja është themeli i zhvillimit dhe emancipimit tonë shoqëror.

Shpreh mirënjohjen time për Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Japoni, z. Sabri Kiçmari, si dhe për stafin diplomatik për kontributin e tyre që Kamenica të bëhet pjesë e këtij rrjeti global, krah për krah me qytetet e botës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.