Uji Dea

Sinjali i Francës për vizat, Osmani: Kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar deklaratën e fundit të homologut të saj francez, Emmanuel Macron i cili tha se mund të ketë rishikim të politikave të vizave.

Osmani tha se kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun.

“Unë do të thoja që kjo do të ishte mënyra më efektive për ta vrarë dialogun njëherë e përgjithmonë. Nëse dikush dëshiron që të mos ketë më dialog atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës e jo ndaj ndonjë lideri”, tha Osmani.

Presidentja theksoi se një ndëshkim i tillë i pa precedent do të rezultojë me vdekjen e dialogut.

Megjithatë, Osmani theksoi se nuk beson që do të arrijë deri këtu, pasi që sipas saj Kosova e ka merituar shumë vite më parë liberalizimin.

“Sepse atëherë askush nuk ka më mandat në Kosovë që të shkojë në Bruksel kur populli ndëshkohet në aso mënyre. Unë besoj që nuk do të arrijmë deri aty, Kosova i ka plotësuar e stërplotësuar kriteret, dhe ky është proces që Kosova e ka merituar nuk na është dhënë dhuratë”, u shpreh presidentja Osmani.

Hidromorava

Presidentja foli edhe për vendosjen e masave ndëshkuese nga BE-ja për Kosovën.

Osmani tha se dakordimi i Kosovës me BE-në ka qenë që obligimet që dalin nga marrëveshja e Bratislavës do të jenë të mjaftueshme që të hiqen masat

“Unë pres që gjatë shtatorit pas takimit, BE-ja do të konstatoj që janë plotësuar kërkesat e saj sa i përket de-eskalimit dhe pastaj do të plotësohen kushtet për heqjen e masave që kanë qenë të padrejta”, u shpreh ajo.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron të hënën në një fjalim para ambasadorëve, ka paralajmëruar masa për Kosovën dhe Serbinë nëse “nuk sillen me përgjegjësi”.

Macron bërë thirrje që palët të riangazhohen edhe për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, që serbët të kthehen në institucione të e po ashtu ka përmendur edhe formimin e Asociacionit.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron. /Telegrafi/