FIDANISHTJA

Sinjale për seancë të dhunshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

​Përdorimi i gazit lotsjellës apo edhe përjashtimi i opozitës nga seanca mund të përsëritet edhe në mbledhjen e të hënës në Kuvendin e Kosovës. Derisa Kryesia e Kuvendit ka caktuar rendin e ditës me 23 pika, opozita ka paralajmëruar bllokim të seancës pavarësisht burgosjes së shtatë deputetëve.

Analistët kërkojnë dialog Skenat e dhunës, me gaz lotsjellës, forca policore me maska e pa maska, pritet të shfaqen sërish të hënën në Kuvendin e Kosovës, në vazhdimin e seancës së rregullt plenare, që në rend të ditës është miratimi i Projektbuxhetit për vitin e ardhshëm si dhe 25 pika tjera.

Mobi Casa

Rendin e ditës e ka caktuar Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e fundit, ndërsa opozita e konsideron provokim mbajtjen e kësaj seance dhe ka dërguar sinjale për bllokimin e institucionit ligjvënës deri në tërheqjen e nënshkrimit nga dy marrëveshjet e kontestuara, atë për “Zajednicën” dhe Demarkacionin.

Në anën tjetër, mazhoranca duket se ka gjetur solucionin për vazhdimin e punës në Kuvend, duke bllokuar opozitën me policë të njësive speciale. Kështu ka vepruar në mbledhjen e fundit e duket se kështu do të veprojë edhe të hënën. /Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.