Fundamenti

Sindromi i syrit të lagësht (Lotues)

/ 11 minuta lexim
Uji Dea

Nga dr.Halil Ajvazi- Sekretimi i rritur i lotëve (epiphora) së bashku me blefarospazmin (blepharospasmus) dhe fotofobin (photophobia) hyjnë në triasin inflamator.

Kjo triazë është e pranishme te konjunktiviti (conjunctivitis), keratiti (keratitis), iridocikliti (iridocyclitis), te dëmtimet kimike, fizike dhe mekanike si dhe te prania e trupit të huaj në segmentin e përparëm të syrit.

Sekretimi i rritur i lotëve mund të jetë i pranishëm te entropiumi i kapakëve si dhe te evertimi i pikave të lotit (eversio puncta lacrimalia) ku pikat e lotit janë të kthyera nga jashtë, nuk janë të zhytura në liqenin e lotëve dhe shoqërohen me ektropiumin e kapakut të poshtëm, trikiaza dhe distrikiaza, pezmatimi i hapësirave paranazale, inflamacionet nazale dhes dentare.

Gjithashtu epiphora apo ndryshe lotimi vjen gjithnjë si pasojë e ngushtimit dhe mbylljes së kanalit lakrimonazal (Stenosis et obliteratio canalis lacrimonasalis). Sekretimi i rritur i lotëve vërehet edhe te gjendjet e caktuara emocionale si: gëzimi dhe hidhërimi. Gjithashtu një sekretim të veçantë të rritur të lotëve (epiphora) të quajtur “lotët e krokodilit” vërehet te inervimi paradoksal i gjëndrës së lotit gjatë përtypjes së ushqimit.

Kjo dukuri paraqitet pas paralizës së nervit facialis, deri sa të rigjenerimi i fibrave të këtij nervi. Këtu fibrat eferente të nervit facialis përgjegjëse për inervimin e gjëndrave të pështymës si të (glandula submandibularis et sublingualis), tani i inervojnë edhe gjëndrat e lotit duke shkaktuar epiphorë.

Gjatë përtypjes, urdhrat e stimulit nervor në vend që ti përcillen gjëndrave të pështymës, ato i përcillen gjëndrave të lotit. Krokodili kur ha prenë, i lotojnë sytë, nga ku vjen edhe ky emërtim.

SINDROMI I SYRIT TË THATË

Është një sëmundje që vjen si pasojë modifikimit të sasisë dhe cilësisë së filmit lakrimal. Termi i syrit të thatë “dry eye” dhe Keratokonjukiviti Sicca (KS) është përdorur për të përcaktuar afeksionin e njëjtë të sipërfaqes okulare konjunktivo-korneale.

Fillimisht Sjőrgen e futi termin e KS për të përshkruar modifikimin e sipërfaqes okulare që paraqitet gjatë ndonjë eksokrinopatie autoimmune, të emërtuar më vonë sindromi Sjőgren. Më vonë termi Keratokonjuktiviti Sicca është zgjeruar për të përcaktuar gjendjen e syrit të thatë, sekondar të ndonjë disfunksioni në prodhimin dhe eliminim e filmit lakrimal, pavarësisht nga etiologjia.
Etiologjia e syrit të thatë:

Shkaktar të lidhur me moshën

Sekrecioni lakrimal fillon të zvogëlohet pas moshës 30 vjeçare, por prodhimi është më i madh se sa nevojat e syrit, megjithatë ndryshimet mbeten asimptomatike. Niveli kritik paraqitet vetëm pas moshës 45-50 vjeçare.

Tek këto persona të predispozuar paraqitet here pas here ndjenja e syrit të thatë në disa rrethana si: përdorimi i lenteve të kontaktit, në kushte të ajrit të kondicionuar, puna në turnin e tretë të natës kur prodhimi i lotëve është fiziologjikisht i zvogëluar. Numri më i madh i pacientëve e përjetojnë mungesën e lotëve pas moshës 60 vjeçare.

Shkaktar hormonal

Gjëndrat eksokrine janë në relacion me sekrecionet endokrine, në veçanti sekrecioni i hormoneve androgene, estrogenit dhe prolaktinës. Gjendjet në të cilat syri i thatë paraqitet janë:

Laktacioni,Trajtimet antiandrogjene,Extirpimi i organeve gjenitale externe, hipoovarism, ovariectomi,Përdorimi i kontraceptivëve estrogjenikë,
Në kohën e klimaksit dhe periudhën post-menopauzës (pas menopauzës, të gjitha femrat ankohen për tharje të syve, buzëve, vaginës, hundës; intensiteti i simpotomeve mund të jetë i moderuar apo i rëndë).

Shkaktar farmakologjik – numri i madh i medikamenteve mund të reduktojë sekrecionin e lotëve:
Antikolinergjikët (atropina),
Antihistaminikët,
Beta bllokuesit adrenergjikët (Timolol, Enfurane, Hexamethonium),
Hipnotikët (Nitrozepam, Fentiazinet),
Psichotropët (Diazepami, Nialamide),
Diuretikët,
Derivatet e vitaminës A (Isotretionin),
Anestezikët (Tetracaina, Proparcaina, Cocaina, Lidocaina),
Solucione konservues (Clorura e Benzokaliumit, EDTA, Tiomersal, Clorbutamol).
Shkaktar imunologjik – syri i thatë me etiologji imunologjike është i shoqëruar me ndryshime të tjera të gjëndrave eksokrine dhe prekje të tjera non-gladulare:
Tipi I.: Sjőgren është i shoqëruar në veçanti me prekjen e gjëndrave eksokrine dhe shpesh paraqiten vaskulite përmes grumbullimit të imunoglobulinave qarkulluese, limfoma apo edhe pseudolimfoma.

Tipi II.: Sjőgren është i shoqëruar me sëmundjet autoimune:

Artriti rheumatoid
Lupus sistemik eritematos
Sklerodermia
Dermatomioza

Disa gjendje autoimune nuk i prekin direkt gjëndrat eksokrine, por indin përbërës: Pemfigodi cikatricial, sindromi Lyell, sindromi Steven-Johnson, sidromi Reiter.
Këto forma në përgjithësi janë të moderuara, ndersa në disa gjendje mund të degjenerojnë me forma shumë të rënda me komplikacione okulare.

Shkaktar hiponutricional

Shkaktarët më të shpeshtë janë të shoqëruar me avitaminozën A, gjendje e cila shkakton tharjen e përgjithshme, me manifestime okulare pothuajse konstante, e shoqëruar me tharje të shumë gjëndrave, paraqitjet Bitot në konjuktivë, tharje (xerosis conjunctivae), keratomalacia, hesperanopia si dhe te tharja e syrit (xerophthalmia). Gjithashtu avitaminoza A shkakton paaftësinë e të shikuarit gjatë natës (hemeralopia). Më rrallë kemi implikimet e avitamiozës B2 dhe B12. E patrajtuar, mund të shkaktojë forma të rënda të sëmundjes.

Mobi Casa

Shkaktar disgenetik

Syri i thatë me etiologji disgenetike është shkaktuar nga malformacionet embrio – fetale të gjëndrave të lotit. Disgeneza mund të prekë njërin por shpesh edhe të dy sytë dhe mund t’i përfshijë të gjitha llojet e gjëndrrave (ujore, indyrore, mucinike):
Përfshirja e gjëndrave ujore: alakrimia, displazia ektodermike anhidrotike
Shkaktarë që determinojnë përfshirjen e gjëndrave yndyrore janë: – sindromi i epikantusit – blefarofimoza, sindromi i harkut të par branhial, displazioni ektodermike anhidrotike, sindromi që shoqëron keratopatieihtioz-surditas.

Shkaktar inflamatorë

Inflamacioni primar i gjëndrave të lotit mund të shkaktojë shkatërrimin e tyre, si dhe mund të prek çdo tip të gjëndrave të lotit:
gjëndrat ujore: dakrioadenita
gjëndrat indyrore: blefaritet më të shpeshta në pjesën e dytë të jetës
gjëndrat mucinike: konjunktivitet cikatriciale.

Shkaktar traumatikë

Hiposekrecioni traumatik mund të prekë gjëndrat ujore (ablacioni tumoral, rrezatimi), gjëndrat yndyrore (destruksioni palpebral, rekonstruksioni apo substitucioni i kapakëve, operimi Webster) dhe mucinike (djegiet kimike, termike, agresioni kirurgjikal – konjunktivektomy)

Shkaktar neurologjikë
Lezione të rrugëve pontobulbare, të nervit facial në zonën pregenikulare të nervit pietros major, nervit vidian, sfenopalatin, degët 1 dhe 2 nga trigjemeni, infiltrime palpebrale me toxinën butilinike,
Infeksionet virale apo edhe keratitet tjera me efekt anestezik kornal, transplant korneal, kirurgjia fotorefraktive, Lasik, lentat e kontaktit, abuzimi me aestezion lokal topic,
Influenca hipotalamike: lodhja, pagjumësia, anxieteti janë rrethana me ndikim në sekrecionin bazal të zvogëluar.

Syri tantalik

Janë sy te të cilët prodhimi i lotëve është i mjaftueshëm, mirëpo falë disa faktorëve lokalë apo të mjedisit që e favorizojnë rritjen e avullimit, të cilët e shprehin dëmtim apo edhe mungesë të filmit lakrimal normal dhe mbrojtës.
Përfshihen disa tipe të sëmundjeve:

Epiteliopati – ku sipërfaqja e kornesë nuk mund të mbajë filmin lakrimal: distrofi epiteliale, tezaurizmozat korneale, distrofi korneale, ndryshime të limbit sklerokorneal, keratitet endokrine (diabeti, hipoparatiroidismi)
Mungesa e mbylljes të rimës palpebrale – palpebrat nuk mund të shtrijnë filmin lakrimal mbi sipërfaqen e kornesë: koloboama palpebrale, ektropioni, lagoftalmus, paralizat palpebrale, exoftalmit, fisura palpebrale antimongoloide, deficit i mbylljes të rimës palpebrale gjatë fjetjes.
Hiper-avullimi i shkaktuar nga kushtet ambientale: pluhuri, erërat e shpejta, ajri i kondicionuar, etj.
Nga pikëpamja klinike, siptomat dhe dekursi klinik i tyre varet nga rasti në rast, duke prezantuar:
Prurit, iritim, ndjenjë të djegies dhe diskonfort të syve;
Ndjenja e trupit të huaj, pickime, temperaturë lokale;
Shikim i turbulluar i cili përmirësohet me anë të mbyllje-hapjes të kapakëve;
Ndjeshmëria e syve në dritë – fotifobia;
Lotim i shtuar-epiphora;
Syri i skuqur, i irituar, i inflamuar;
Humbja e shkëlqimit të kornesë;

Diskonfort gjatë dhe pas leximit, shikimit në TV, puna në kompjuter, vështirësi në bartjen e lentave të kontaktit, sekrecion i mukusit konjunktival.
Në funksion të gjendjes klinike sipas simptomatologjisë, kemi:Forma subklinike e syrit të thatë – me testime klinike konstatojmë ndryshime kuantitative dhe kualitative të filmit lakrimal, përderisa pacienti nuk ankohet për një simptomatologji specifike. Në disa rrethana (bartja e lentave të kontaktit, puna e stërgjatur në kompjuter, puna e natës, lodhja) mund të prodhojë ankesa minimale.

Forma e lehtë e syrit të thatë – pacientët ankohen për simptome karakteristike të therrjes okulare sidomos në mbrëmje dhe në mëngjes – therrje si me maje të gjilpërës, fotofobi diskrete dhe blefarospasm. Forma e moderuar e syrit të thatë – paraqet shenja epiteliale korneale – erosion të epitelit korneal, keratit në formë pikash sipërfaqësore – keratit punktiform, keratit filamentos.
Forma e rënd e syrit të thatë – ku paraqiten komplikime në forma të ulkuseve korneale, leukomës, neovaskularizimit.

Trajtimi i hiposekrecionit lakrimal

Shkaku i mjekimit të sindromit të syrit të thatë është në zvogëlimin apo edhe në eliminimin e simptomave, mjekimi i sipërfaqes okulare dhe parandalimi i komplikimeve.
Te format e lehta dhe të moderuara me një trajtim të menjëhershëm, pacientët mund të ruajnë një shikim të mirë. Te format e rënda të sindromit të syrit të thatë mund të komplikohet me konjunktivitin Sicca, keratit, ulkus korneal, cikatriks korneal, leukoma, dobësimi apo dhe humbje permanente e të pamurit.

Lotët artificial

Paraqesin trajtimin mjekësor jospecifik substituiv të sindromit të syrit të thatë. Një formulë ideale e lotëve artificialë duhet të përmbajë të gjithë komponentet e filmit lakrimal (mucinë, ujë dhe yndyrëra-lipide) dhe të riprodhojë karakteristika të metabolizmit optik dhe fizik të lotëve natyralë. Disa pacientë paraqesin fenomene të ndjeshmërisë nga koyseravantët e lotëve artificialë, përmes deskvamimit apo lëvorisjes të qelizave epiteliale korneale “corneal peelig”.
Nuk ekziston një prodhim i kompletuar apo dhe ideal që do të zëvendësonte lotët humane natyrale. Lotët artificialës prezantohen në formë të solucioneve dhe gelleve-yndyrërave:

Solucionet nga 1 – 2 pika, në 3 – 4 orë interval apo edhe më shpesh në funksion të nevojës.
Gellet rritin kohën e kontaktit të lotëve artificialë me kornenë dhe konjunktivën, duke rritur stabilitetin e filmit lakrimal dhe zvogëlon frekuencën e përdorimit ditor, duke qenë më komod dhe më i toleruar. Dezavantazhet e përdorimit të këtyre gelleve janë iritimi periodik dhe turbullimi i një momenti të shikimit gjatë aplikimit falë viskozitetit më të madh se ai i lotëve, diskonfort i një momenti të shkurtër, deri te shtrirja e preparatit mbi korne.

Lotët artificialë më të përdorur dhe me substanca aktive përbërse janë: Oculotect gel (Ciba), Lacryvisc (Alcon), Lacrinorm (Chauvin), TEARS NATULALE II distributor për Kosovë përfaqësuesi i Alcon-it me seli në Prishtinë.
Solucionet – koliret dhe xhelet aplikohen më shpesh apo më rrallë gjithnjë në funksion të siptomatologjisë subjektive dhe shenjave objektive të tharjes okulare.
Pomadat – lubrifikantët okularë përdoren si mbështetës për substancat aktive në trajtimin e syrit të thatë dhe për të penguar avullimin e filmit lakrimal. Ata japin një diskonfort më të shprehur se solucionet dhe xhelet, dezavantazhi kryesor është turbullimi periodik i shikimit, shih për këtë rekomandohen në mbrëmje para fjetjes.

Literatura

Royer J., Adenis A.P., Bernerd J.A. – L’appareil lachrymal, EMC, Paris, 1988.
John V. Linberg, M.D. Lacrimal surgery, Neë York, 1988.
Bec P., Arne J.L., – Affections nontraumatiques des canalicules lacrimaux, EMC. Paris, 1996.
American Academy of Ophthalmology – Basic and Clinic Science Course, section 7, San Francisco, 1999.
Buiuc, S. – Principii teoretice şi practice de oftalmologie, Ed.Tehnopress, Iaşi, 2000.
Gerhard K.L. – Ophthalmology, Georg Thieme Verlag, Stutgard, 2000.
Cernea P. – Tratat de oftalomologie, Ed.Medicalã, Bucureşti, 2001.
Flament J. Pathologie du system visuel ,Ophtalmologie. Masson. Paris. 2002.
Goranci I., Brestovci M., Spahiu K. Okulistika, Fakulteti i Mjekësisë Universiteti i Prishtinës, 2003.
Cupak K., Garbric N., Cerovski B. i suradnici. Oftalmologjia. Nakladni Zavod Globus, Zagreb. 2004.
Dumitrache M., Aniţescu M., Ciocãlteu M.A. – Urgenţe Oculare netraumatice, Ed.Universitarã Carol Davila, Bucureşti, 2009.

Author for corespondence: Dr. Halil Ajvazi, mr.sc.- Ophthalmolog
Hospital Regional Center in Gjilan, Republic of Kosova,
Tel-mob.: +377 (0) 44 77 77 14,
E-mail: [email protected].