Sindikatat të zhgënjyera me Qeverinë – Paralajmërohen protesta e greva: Sa ishin në opozitë gjenin kohë për ne
Përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të sektorit publik dhe privat janë shprehur të zhgënjyer me mospërgjigjen ndaj kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Sipas tyre, ata nuk e kanë pritur këtë raport me Qeverinë, por kanë qenë të bindur për një bashkëpunim të frytshëm, raporton Ekonomia Online.
Ata kanë thënë se gjatë kohës sa VV-ja ka qenë në opozitë gjithmonë kanë gjetur përkrahje, ndërsa tani kanë edhe mungesë të komunikimi me Qeverinë për t’i adresuar problemet e tyre. Krerët e sindikatave po paralajmërojnë greva e protesta nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.
Ali Sefaj, përfaqësues i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë, i tha Ekonomia Online, se kanë pritur qasje dhe bashkëpunim më të mirë nga ana e ekzekutivit, por ka ndodhur krejt e kundërta.Madje ai thotë se Qeveria i ka i stimuluar punëdhënësit që t’i shkelin të drejtat e punëtorëve.
“Thjeshtë është e habitshme për faktin se këta janë Qeveri socialdemokrate e gjatë krejt opozitës kanë pasur mirëkuptim e mbështetje për të gjitha kërkesat e sindikatës veçmas edhe për kërkesat e punëtoreve apo edhe të minatorëve, është e habitshme si ka mundësi njeriu të ndërroj gjatë rrugëtimit tij kaq shumë. Ne si sindikata kemi pritur krejt një qasje tjetër kemi pritur një bashkëpunim kemi pritur adresim të kërkesave dhe njëkohësisht kemi pritur angazhim të inspektorëve në mënyrë që të respektohen maksimalisht të drejtat e punëtoreve dhe të penalizohen abuzuesit apo ata që i shkelin të drejtat e punëtoreve e që në këtë rast ka ndodhur krejt e kundërta, Qeveria i ka stimuluar secilin punëdhënës qe të i shkel të drejtat e punëtoreve dhe të ju ofroj qasje të kufizuar sindikatave”.
Ai tha se zhgënjimi më i madh ndaj Qeverisë ka qenë arroganca dhe mos komunikimi në adresimin e kërkesave e çështjeve që sipas tij, kanë merituar trajtimin e institucioneve.
“Më së shumti na ka zhgënjyer arroganca që e ka pas dhe mbyllja mos komunikimi në adresimin e kërkesave dhe çështjeve cilat ne kem besuar që meritojnë trajtim, është hera e parë që Qeveria e Kosovës mbyllet dhe nuk ka dialog social për t’i adresuar shumicën e kërkesave dhe shfuqizimi i disa kontratave kolektive sektoriale apo disa kontratave sektoriale dhe mungesa e kontratës kolektive dhe veçmas mos gatishmëria për bashkëpunim me akterët të tjerë që të caktohet paga minimale mbi kërkesat e sindikatave dhe punëtoreve”.
Edhe Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re të KEK-ut tha se kanë kërkuar ngritje të pagave që nga viti 2018, por që nuk janë përfillur thirrjet e tyre.“Kemi kërkuar ngritje të pagave që punëtorët e KEK-ut që nga viti 2018 nuk kanë pasur ngritje të pagave. Në kohën e fundit tregu i punës ka ndryshuar në Kosovë dhe pagat e KEK-ut më nuk janë paga atraktive më nuk janë paga të lakmueshme nga qytetarët e Kosovës dhe kjo bën një hendikep të punëtorëve të KEK-ut sepse nuk kanë motiv të mjaftueshëm kur e shohin që për punën e njëjtë mund të paguhen shumë më shumë në sektorin privat apo në vende tjera, edhe ne kemi shumë punëtor që kanë filluar ta lirojnë vendin e punës”.
Ai më tej shtoi se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre mund të ketë greva e protesta, raporton EO.
Llumnica i ka quajtur legjitime kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, për çka tha se nuk do të kërkojmë më diskutime, por veç realizmin e tyre.“Ne nuk kemi nevojë me biseduar me dikon, ne kemi nevoja me i realizuar kërkesat e punëtorëve pra kërkesat e drejta dhe të ligjshme. Ne e kemi pagesën për fundjavë për punëtoret me ndërrime që edhe pse të gjitha Gjykatat e kanë dhënë në favor të punëtoreve ajo ende nuk është duke aplikuar vetëm ata të cilët e kanë marr me përmbarues. Nëse nuk realizohen kërkesat do të veprojmë sipas statutit sindikal ajo do të thotë protesta grevë e deri në realizimin e këtyre”.
Ndërsa Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), tha se përtej kërkesave që i kanë pasur nuk kanë realizuar asnjë takim me krerë të institucioneve dhe se kanë hequr dorë nga mundësia për takim, raporton EO.
“Me Kryeministrin dhe Ministrinë e Financave asnjëherë deri më tani për kundër shumë kërkesave që i kemi pasur që nga ardhja e tyre në pushtet, nuk kemi pasur asnjë takim dhe tani kemi hequr dorë nga kërkesat tona që takohemi më ta, sepse në bazë të dhënave që po kemi edhe me institucionet tjera dialogu me ta kanë problem jo vetëm ne si Sindikata po ndoshta kanë probleme ende më të mëdha me partnerët e tjerë të cilët janë të obliguar që të komunikojnë me Qeverinë e Kosovës”.
Ai tha se nuk ka pritur këtë lloj raporti me Qeverinë, duke shtuar se sa nuk kanë qenë në pushtet kanë premtuar e proklamuar bashkëpunim e mbështetje.“… këta kanë premtuar që do të ketë ndonjë bashkëpunim shumë të madh do të shqetësohen për çdo problem që ne e kemi dhe realisht kam menduar që nga këto probleme që do t’i elimojnë, unë kam menduar që në momentin kur i shkruaj kryeministrit ose institucioneve përkatëse domethënë Inspektoratit të punës që kemi një problem me punëtoret në raport punëdhënës-punëmarrës kam menduar që me një far forme i privilegjuare konform ligjit t’i shtyjmë këto procese përpara, por deri më tash kjo nuk po ndodh”