FIDANISHTJA

Sindikata po na “plaçkit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ukshin Hajdini ish punëtor në “Morava e Binqës” me një përvojë mbi 30 vjeçare tha për rajonipress se sindikata e punëtorëve në Prishtinë dhe Gjilan në vend se t`i përkrahë punëtorët ajo po i plaçkit duke ua marrë edhe djersën e punës. Ai thotë se ende nuk i kanë marrë mjetet e premtuara të 20 %. Por ndryshe mendon Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të rajonit të Anamoravës.

Ukshin Hajdini është njëri nga ish punëtorët e shumtë që bredhë rrugëve dhe pret ndonjë lajm të mirë për të marrë pjesën që i takon në 20 % e shpërndarë gjatë shitjes së gjigantit “Morava e Binqës”.

Por, Ukshin Hajdini është i revoltuar me vonesën e tepërt rreth këtij procesi. “Jemi njerëz familjar dhe nuk posedojmë kurrfarë të ardhurash. Ne tani është dashur të marrim pjesën më të madhe të 20% e në fakt nuk i kemi marr as 70% të kësaj shume” shprehet Hajdini.

UBT

Hajdini tha për rajonipress se në tërë këtë vonesë qëndron problemi tek Sindikata e Gjilanit dhe ajo e Prishtinës. ”Sindikata në vend që të na ndihmojë ajo qëllimisht po na hynë në hak dhe po i vonon mjetet e dedikuara për ish punëtorët. Sindikata në vend se të na përkrah për të përshpejtuar procesin ajo po e përkrah kryesinë e Sindikatës në Prishtinë” tha Hajdini.

Hajdini tha se për këtë vonesë të mos pagesës së mjeteve e kanë informuar edhe Kuvendin e Kosovës, AKP, Avokatin e Popullit, BSPK dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Por ndryshe mendon Aziz Azizi kryetar i Sindikatave të rajonit të Anamoravës. Azizi tha për rajonipress se me të gjitha mjetet dhe mundësit juridike i ka mbrojtur të gjithë punëtorët e Anamoravës, madje edhe ata që nuk kanë qenë fare në Sindikatë. “Rasti i Moravës së Binqës ende ndodhet me ankesë në Dhomën e Posaçme dhe asnjë pagesë nuk mund të bëhet derisa nuk merret një vendim u formës së prerë” ka sqaruar Azizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.