ARKATANA

Sindikata e Trepçës demanton ME-në se paga mesatare është 1254 euro, duan krijimin e një klime negative lidhur me grevën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Minatorët e Minierës së Trepçës, të cilët kanë katër ditë që kanë hyrë në grevë, kanë drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Kosovës se ka propaganduar kur ka thënë se paga mesatare e minatorëve është 1254 euro.“Me datën 27.10.2023 Ministria e Ekonomisë ka bërë publikimin e një lajmi kinse paga e minatorëve në minierën Trepça ka vlerën prej 1254 euro.

Lajm i cili është shpërndarë në rrjete sociale dhe mediat elektronike. Me anë të këtij postimi e demantojmë fuqishëm një informacion të tillë të pavërtetë dhe propagandues”, thuhet në raagimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

“Publikimi i një lajmi të tillë qëllimin e vetëm e ka dezinformimin e opinionit publik dhe krijimin e një klime negative lidhur me grevën të cilën jemi duke e mbajtur si minatorë. Si formë e përshtatshme për ta humbur ndikimin dhe rëndësinë e grevës në opinionin publik”.

Në reagimin e së premtes, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, ka treguar se paga mesatare e minatorëve është 700 deri në 750 euro, duke demantuar kështu Ministrinë e Ekonomisë.

“Ju njoftojmë se paga mesatare ne minieren e Trepçës është 700-750 euro. Dhe se informacioni i shpërndarë nga Ministria është i paqëndrueshëm dhe jo i vërtetë. Njekohesisht ju njoftojmë se qëllimi i kësaj greve nuk është kërkesa jonë per ngritjen e pagave”.

FIDANISHTJA

Në këtë reagim, ata kanë ripërsëritur kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit.“Kërkesat tona të parashtruara në mënyrë publike tanimë e disa muaj janë të qarta dhe konkrete. Përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, pagesa e pagave në aktuale me kohë dhe shkarkimi i një menaxhmenti i cili çdo ditë e më shumë është duke e shkatërruar minierën e Trepçës”.

Këto, pohuan ata, kanë qenë dhe mbeten kërkesat tona dhe se minatorët nuk do të dorëzohen deri në realizimin e kërkesave të tyre”.

Gjatë ditës, nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se “jemi të brengosur që përkundër kërkesave të vazhdueshme të Bordit, nuk janë raportuar informatat në lidhje me organizatorët e grevës, numrin e saktë të grevistëve dhe gjendjen shëndetësore të secilit prej tyre, kohën e hyrjes dhe daljes së grevistëve dhe personave të tjerë në minierë”.

Ata kanë shtuar se Qeveria ka ndarë mjete një ditë para nisjes së grevës më 24 shtator, teksa kanë theksuar se e vetmja kërkesë e tyre që nuk është plotësuar është ajo për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së kryeshefit.

Ministria e Ekonomisë, që drejtohet nga Artane Rizvanolli, u ka bërë thirrje minatorëve që të kthehen në punë, pasi që po shkaktohen dëme financiare.“Çdo ditë mospune Trepçës i kushton 40-50 mijë euro dhe vështirëson operimin e ndërmarrjes dhe mundësinë për të paguar pagat me kohë”, kanë thënë nga ME.Të premten, tre minatorëve iu përkeqësua gjendja shëndetësore si pasojë e grevës katërditore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.