UBT

Sindikata e shqetësuar: Mbi 100 policë kanë dhënë dorëheqje për shkak të pagave të ulëta e kushteve të tjera

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Që nga themelimi i Policisë së Kosovës e deri më tani mbi 1 200 pjesëtarë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, përderisa këtë vit llogaritet se mbi 100 policë ta kenë lënë këtë institucion.

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Sipas tij, dorëheqjen kanë ardhur si shkak i pagave të ulëta edhe kushteve të tjera.“Edhe kjo çështje është shqetësuese në Policinë e Kosovës sepse jo vetëm tani po në vazhdimësi kemi dorëheqje vullnetare dhe ta them kështu që nga themelimi i Policisë së Kosovës i kemi diku mbi 1 200 dorëheqje vullnetare”.“Vetëm këtë vit kemi mbi 100 zyrtarë policorë që kanë dhënë dorëheqje vullnetare nga Policia e Kosovës dhe kryesisht këto dorëheqje janë për shkak të pagave të ulëta edhe kushteve të tjera”, shpjegoi kryetari i SPK.

Uji Dea

Sindikata e Policisë së Kosovës po e sheh shumë shqetësuese faktin që zyrtarët policorë përkundër punës së tyre, pas moshës 65 vjeçare do të marrin pension të pleqërisë.Zeqiri tha se prioritet e kanë pensionimin e parakohshëm të policëve qysh në moshën 55 vjeçare.

Ai gjithashtu tha se pagat që marrin ky institucion janë shumë të ulëta krahasuar me institucionet e tjera.“Prandaj jemi pa pension aktualisht dhe ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare është njëra ndër prioritetet përkundër edhe shumë prioriteteve tjera. Jo, mos të themi vetëm për zyrtarë policorë, por definitivisht ndoshta jemi më keq se të gjitha institucionet tjera”.

Kur Zeqiri foli për pajisje logjistike ai tha se përkundër që kanë pranuar tenderë për këtë furnizim me uniforma dhe veshmbathje për policë, prapë ka mungesa të dukshme.“Aktualisht është bërë një furnizim edhe me këpucë edhe me çizme mirëpo nëse flasim për numrin e përgjithshëm të policisë apo në krejt territorin e policisë, ende kemi mungesa edhe të çizmeve, edhe të këpucëve edhe të uniformave, edhe kjo është si pasojë e moskalimit të disa tenderëve”, shtoi tutje Zeqiri për Ekonomia Online.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.