Sindikata e “shitur” e PTK-së

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Me statut, janë “opozitë” e menaxhmentit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Madje thirren se po i mbrojnë të drejtat e punëtorëve në raport me punëdhënësin. Për këtë edhe marrin para në emër të anëtarësisë. Por, udhëheqësit e Sindikatës Profesionale të Punëtorëve (SPP) të PTK-së, del të mos e ketë anëtarësinë burimin e vetëm të financimit.

Gazeta Tribuna ka siguruar disa dokumentacione që dëshmojnë se kryesia e SPP-së, financohet nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

UBT

Së fundi drejtori menaxhues i PTK-së, Ejup Qerimi, ua ka aprovuar një pagesës në vlerë prej 4,696 eurosh udhëheqësve të kësaj sindikate për një trajnim që do të organizohet nga data 18-21 janar në Strugë të Maqedonisë.

Sipas dokumentacioneve zyrtare, trajnimi ka të bëjë me rëndësinë e organizimit sindikal dhe organizohet nga “Eurpoean Training Center”…(Tribuna).