UBT

Sindikata e Shërbimit të Jashtëm proteston para MPJD-së: Në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi

/ 4 minuta lexim

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm (SHSASHJ), ka mbajtur sot protestë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me zhvillimet e fundit në këtë dikaster.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate, Albert Prenkaj ka thënë para mediave se kanë dalur që të shprehin pakënaqësinë dhe mospajtimet me zhvillimet e kohëve të fundit në këtë ministri.

Prenkaj i cili në ta kaluarën ka qenë drejtor i përgjithshëm në MPJD, ka thënë se në këtë ministri është instaluar frika, shantazhi e kërcënimi.

Protesta nga Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm/ Foto: Ridvan Slivova

“Protesta e sotme është akt publik dhe duhet të jetë proces i vazhdueshëm i shprehjes tonë të pakënaqësive të veprimeve të jashtëligjshme dhe arbitrare të kësaj ministrie. Ajo që po ndodh sot është e paprecedentë që asnjëherë në të kaluarën nuk ka ndodhur”, ka thënë Prenkaj.

Ai ka shtuar se kolegët e tyre janë të frikësuar shkaku i presionit që po ushtrohet ndaj secilit prej tyre.

“Jemi dëshmitar të një presioni ndaj secilit prej nesh dhe ne i pam kolegët tonë duke u larguar sepse janë të frikësuar. Në MPJD është instaluar sistemi i frikësimit, shtantazhimit dhe kërcënimit në mënyra nga më të ndryshme ndaj zyrtarëve tanë Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën, janë prekur fundamentet e Kushtetutës. Në këtë institucion nuk ekziston ambient i sigurt i përshtatshëm për punë”, ka thënë Prenkaj.

Fidanishtja

Albert Prenkaj nga Shoqata Sindikale e Shërbimit të Jashtëm/ Foto: Ridvan Slivova

Prenkaj ka shtuar se për të ndërprerë njëherë e mirë këtë dukuri të pakuptimtë ne kërkojmë që:

  1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;

Reklama

  1. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;
  2. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
  3. Të vendosen në pozita udhëheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtëligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtron detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesëmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disiplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)

Reklama

  1. Të ndërpritet hakmarrja ndaj sindikatës dhe kryetarit te saj menjëherë ne pajtim me ligjin për organizimin sindikal.
  2. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatës.
  3. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
  4. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtarëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavijë të diferencimit adminostrativo-politik;
  5. Të ndërpriten konkurset e shpallura ne mënyrë kundër ligjore (i jashtëm dhe lëvizje paralele).
  6. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
  7. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;

Reklama

  1. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.
  2. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese
  3. Nxjerrja e aktemerimeve ne mënyrë selektive dhe mohimi për një pjese te nëpunësve civil.

Prenkaj shtoi se kërcënimet dhe shantazhet ndaj tyre po bëhen përmes formave të ndryshme duke mos specifikuar ndonjë. Në përkrahje të kësaj proteste kanë dalë edhe përfaqësuesit nga BSPK-ja. /Telegrafi/