FIDANISHTJA

Sindikata e KEK paralajmëron protestë masive për tërheqjen e parave nga Trusti, 90 % e punëtorëve do të marrin pjesë

/ 4 minuta lexim
HW

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protestë masive në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional, raporton Ekonomia Online.

Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e Ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati gjoja se me parat e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.

Me mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit, thotë do të kishte impakt pozitiv edhe në ekonominë vendëse.

“Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto mjete të tërhiqen për arsye se gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë të pastë pandemisë. Faktikisht, gjendja është jo e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kjo tërheqje do t’i ndihmon jo vetëm punëtorëve të KEK-ut, jo vetëm punëtorëve të Kosovës, por do t’i ndihmon edhe bizneset e Kosovës edhe familjarët të cilët prekën drejtpërdrejtë nga kjo tërheqje”, tha Llumnica.

“Kemi pa disa arsyetime ku thuhet se nuk kanë studentët, pensionistët, ne kemi familje edhe pensionistë edhe studentë që ndihmohen në një farë forme edhe ata prej tërheqjes së këtyre mjeteve dhe arsyetimet e Qeverisë, të Ministrit të financave, janë pothuajse ofenduese për punëtorët ku thuhet se “po t’u jepet Trusti do të blejnë “Iphone 13 ProMax”.

HW

“Është ofendim për arsye se i konsideron qytetarët që nuk din t’i shpenzojnë mjetet e tyre, pra punëtoret dhe ai gjoja se po na i runë këto mjete. Në rast se është bërë fortë merak të na i ruaj këto mjete ka forma dhe opsione që ne mund të u jepim se si të ruhen mjetet dhe si të kthehen ato”, u shpreh ai.

Tutje Llumnica theksoi se 90 për qind e punëtorëve të KEK-ut do të jenë pjesëmarrës në protestë, pasi që të gjithë këta janë të pajtimit për tërheqjen e këtyre mjeteve.

“Në bazë të sondazhit janë 90 për qind të punëtorëve që kanë dëshirë t’i tërhiqen këto mjete të trustit dhe besojë që 90 për qind do të jenë pjesë e protestës. Ne si sindikatë do të luftojmë deri në tërheqjen e atyre mjeteve për arsye se po e shohim çdo ditë që po ka humbje, nuk po ka investime në vendin ton, ka papunësi të madhe kështu që kjo është një kohë që duhet të ngritët mirëqenia e të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm e punëtorëve, dhe me këtë ne besojmë që do të bëhet një ngritje e mirëqenies së qytetarëve”.

Ndërkaq, kujtojmë se ditë më parë ishte organizuar edhe një protestë e një grupi të qytetarëve që po kërkonin lejimin e tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale – Trusti.

Por jo vetëm kaq, në Protestë i pranishëm ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është edhe iniciuesi i ndryshimeve ligjore që lejojnë një tërheqje të tillë, si dhe deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, Shemsedin Dreshaj, Pal Lekaj e Time Kadrijaj të cilët po ashtu ishin të zëshëm sa i përket kësaj iniciative.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.