Mobi Casa

Sindikalistët shqiptarë i kërkojnë pensionet ministrit Berset

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministrit iu dorëzua një letër, në të cilën kërkohet mbështetje për zgjidhjen e problemit me pensionet e punëtorëve nga Kosova.

Sot në Cyrih po mbahet kongresi i sindikatës më të madhe zvicverane, Unia. Në këtë sindikatë marrin pjesë një numër i madh shqiptarësh, si anëtarë por edhe si aktivistë dhe funksionarë të saj. Përfaqësues shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës edhe në këtë kongres, në mesin e të cilëve edhe grupi i aktivsitëve shqiptarë nga Cyrihu.

Në kongres, si mysafir ka marrë pjesë edhe ministri i brenshëm, Alain Berset.

Gjatë fjalës përshëndetëse të Ministrit Berset para delegatëve të Kongresit të Sindikatës Unia, grupi i sindikalistëve shqiptarë, respektivisht kryetari i grupit, Xhafer Sejdiu dhe pjesëtarë të komisionit për migracion Osman Osmani etj., dalin me pankarta para ministrit. Në to thuhet: Jo vjedhjes së pensioneve; Pensione korrekte dhe për pensionistët nga Kosova.

FIDANISHTJA

Ministrit në vazhdim iu dorëzua një letër, në të cilën kërkohet mbështetje për zgjidhjen e problemit me pensionet e punëtorëve nga Kosova. Kështu njoftojnë dy aktivistë sindikalë shqiptarë, Faton Topalli dhe Hilmi Gashi në një shkresë për mediet shqiptare.

Arsyeja përse sindikalistët shqiptarë i janë drejtuar z. Berset lidhet me faktin se në kuadër të kësaj Ministrie është edhe Drejtoria për Sigurimet Shoqërore. Kjo drejtori e është përgjegjëse për Marrëveshjet ndërshtetërore për Sigurime Sociale.

Ministrit i janë drejtuar edhe Rita Schiavi, anëtare e Drejtorisë Qendrore dhe Osman Osmani, sekretar sindikal për migracion, duke kërkuar mbështetjen e tij. Osmani dhe Shiavi i kërkuan Ministrit Alain Berset mbështetjen e tij për pensionet e shtetasve të Kosovës duke i bërë të ditur atij se “me dhjetëra pensionist të pleqërisë, trashëgimtarë të tyre dhe invalidë, presin që më në fund të marrin pensionet e tyre, për të cilat kanë punuar me vite të tëra në Zvicër dhe kanë paguar kontributet e tyre në arkat e sigurimeve përkatëse.

Historia e pensioneve për shtetasit nga Kosova ka filluar para tri vitesh kur Qeveria zvicerane ka shfuqizuar njëanshëm marrëveshjen për pensionet me Kosovën. Që nga ajo kohë është duke u zvarritur zgjidhja e kësaj çështjeje, për çfarë kanë pjesën e tyre të përgjegjësisë edhe institucionet kosovare. (albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.