FIDANISHTJA

Sindikalistët po mbajnë peng ‘Trepçën’

/ 2 minuta lexim
HW

Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, si dhe njëherësh anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, është i vetmi anëtar që edhe më tutje po vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm Draftstatutin e “Trepçës”. Ai po këmbëngul që në të futet njohja e stazhit të viteve ’90-ta, pensioni familjar, pensioni i parakohshëm, por një gjë të tillë po e kundërshtojnë anëtarët tjerë të këtij Bordi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në fillim ishin ankuar se autoritetet serbe po pengojnë formimin e Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës”, pas formimit të tij janë pikërisht përfaqësuesit e punëtorëve që tashmë po e mbajnë peng gjigantit metalurgjik “Trepça”.

LEXO EDHE: Pesë kandidatë në listën e ngushtë për drejtor të Mjekësisë Ligjore

Shyqri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, si dhe njëherësh anëtar i Bordit Mbikëqyrës të “Trepçës” është i vetmi anëtar që edhe më tutje po vazhdon të kundërshtojë fuqishëm Draftstatutin e “Trepçës”.

FIDANISHTJA

Ai po këmbëngul që në të futet njohja e stazhit të viteve ’90-ta, pensioni familjar, pensioni i parakohshëm, por një gjë të tillë po e kundërshtojnë anëtarët tjerë të këtij Bordi.

Këta të fundit po vazhdojnë të insistojnë se kërkesat e sindikalistëve duhet të trajtohen nga Qeveria e Kosovës njëjtë sikurse për institucionet tjera, por jo të futen në statut.

Madje jozyrtarisht anëtarë të Bordit Mbikëqyrës thonë se kërkesat e sindikalistëve janë të motivuara politikisht dhe janë duke dëmtuar në masë të madhe zhvillimin e këtij gjiganti metalurgjik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.