Eko Higjiena

Sindi Arifi, jo vetëm e bukur, ajo bën edhe vepra të mira në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Finalistja e “Miss Zvicra 2015” është angazhuar për t’ iu dalë në ndihmë personave të prekur nga sëmundja epidemike e lëkurës bullosa, apo në gjermanisht “Schmetterlingskrankheit”, njofton albinfo.ch.

Kandidatja me prejardhje shqiptare, Sindi Arifi, më 7 nëntor 2015 pretendon të zgjidhet femra më e bukur e Zvicrës. Por, ajo gjithashtu angazhohet për të bërë edhe vepra bamirësie. “Unë dëshiroj t’ i vetëdijesoj njerëzit rreth epidemisë së sëmundjes bullosa”, thotë Arifi për gazetën zvicerane “Blick”.

Arsyeja për këtë është Imanoli, vëllai i të dashurit të Sindit, Alvaro Spanier. Ky djalosh vuan që nga lindja nga bullosa, një sëmundje e pashërueshme, e njohur në popull si “sëmundja flutur”.

United Hospital

Lëkura e të prekurve është aq e ndjeshme sa krahët e një fluture. Dy deri në tre prej 100 mijë personave vuajnë nga kjo sëmundje.
Rreth kësaj sëmundje bukuroshja shqiptare me pasaportë zvicerane shpjegon: “Është një jetë e vështirë, e cila vazhdimisht të mban me shumë dhimbje”, shprehet Arifi.

Por Sindi, e cila vitin e kaluar ishte shpallur edhe “Miss Zvicra Frankofone”, është shumë e befasuar me shpirtin luftarak që e ka “kunati” i saj, Imanoli, transmeton albinfo.ch.

“Unë e admiroj Imanolin për shpirtin e tij luftarak. Që nga koha kur e njoh, nuk mbaj mend ndonjë ditë kur ai ishte me humor të keq apo ndonjëherë që është ankuar”, thotë ajo dhe pastaj shton: “Unë nuk mund të jetoja me këtë sëmundje”, përfundon Sindi Arifi./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.