United Hospital

Sinani: Vonesa e formimit të Qeverisë ka sjellur pasoja edhe për Kamenicën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kuvendi komunal i Kamenicës e mbajti seancën e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi Bajram Dërmaku. Në ketë mbledhje morën pjesë: Kryetari i komunës Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OJQ-ve nga Kamenica, anëtarët të ekipit komunal të OSBE-së, mjetet lokale të informimit.

Diskutime pati lidhur me pikën numër 6 e cila ishte e refuzuar nga KPF-ja, e njëjta ishte vu në rend dite, por pas kundërshtimeve nga disa kuvendarë kryesuesi e hodhi në votim e cila u refuzua që të jetë pikë e rendit ditës.

Kuvendi debatoi për raportin nëntëmujor të buxhetit të komunës:Janar–Shtator 2014. Për ketë pikë raportoi zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, vërejtje për menaxhimin financiar patën përfaqësuesit e opozitës Arsim Thaçi,Jeton Biqkaj, Besnik Rrudhani.

Kryetari Sinani në përgjigjen e tij e arsyetoi stafin e tij për punën dhe angazhimin që po e bën krahasuar me të kaluarën. Ai tha se vonesa e formimit të qeverisë ka pasur pasoja edhe për komunën tonë.

Uji Dea

Për ulje të shpenzimeve shfrytëzim racional të mjeteve, diskutuan këshilltarët e pozitës: Satmifer Kryeziu, Isuf Beqiri, Filloreta Rexha, disa rritje të harxhimeve të karburanteve janë shkaku nga transportimi i nxënëseve udhëtarë në shumë shkolla të komunës.

Me sugjerimin e zyrës ligjore u shty për seancën tjetër propozim vendimi mbi mënyrën e kompensimit të pagesës së komisionit për kontrollimin teknik të objekteve, në mënyrë që të bëhen konsultime me kompetentët në nivel qendror.

Këshilltaret i përkrahën dy kërkesa që i ishin drejtuar për mbështetje financiare për të zhvilluar aktivitetet e tyre: Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike për organizimin e garave shkollore për vitin shkollor 2014 -2015.

Vendimi u morë që varësisht nga mundësitë financiare të komunës duke mos caktuar shumën e mjeteve. Kërkesa tjetër ishte nga shoqata “Handikos”e Kamenicës, për t’u ndihmuar në mbulimin e nevojave të mbarëvajtjes, funksionimit të kësaj zyre, si dhe e ofrimit të shërbimeve personave me aftësi të veçanta shuma e aprovuar është 11.440.00 euro. Dhe në fund u aprovua projekt rregullorja për tatimin mbi pronën e pa luajtshme për vitin 2015./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.