Sinani viziton QKMF, premton mbështetje e përkrahje

Kamenicë – Unë do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme tuajën për QKMF-në, dhe shpresojë që do të kemi me ju një bashkëpunim konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të kolektivit tuaj ka thënë Begzad Sinani.
Begzad Sinani ka vizituar QKMF ku është njohur drejtpërsëdrejti me problemet e këtij institucioni shëndetësor duke i dhënë mbështetje stafit për punën e tyre ekipore.
Sinani në këtë takim tha se ne do t’i vlerësojmë rezultatet e punës dhe kualifikimet, por nuk do të na interesojnë bindjet politike.
Shëndetësia do të ndihmohet duke i krijuar kushtet më të mira ka shtuar kreu komunal. “Unë do të mbështes çdo kërkesë të arsyeshme tuajën për QKMF-në, dhe shpresojë që do të kemi me ju një bashkëpunim konstruktiv për të mirën e qytetarëve dhe të kolektivit tuaj” tha Sinani.
Sinani ka thënë se ka hy në këtë mandat për të bërë diçka më mirë për qytetarët e Komunës.
Kurse në emër të kolektivit ka folur Nafije Ajvazi, Asllan Dermaku, Rabit Dermaku, Nebi Sylejmani, të cilët e kanë falënderuar Sinanin për vizitën.
Drejtuesit e QKMF-së kanë shtura para Sinanit edhe disa çështje siç është shtimi i shërbimeve në QMF në fshatin Roganë, nevojën për kuadro e mjete të punës.
Sinani ka thënë se mundësit për të ndihmuar QKMF do të shihen pas rishikimit të buxhetit komunal, por përpjekjet për të gjetur donatorë do të jenë të përhershme./rajonipress/