Sinani viziton punimet në rrugën Carakoc – Koretin

Kamenicë – Kryetari i komunës së Kamenicës me bashkëpunëtorë sot nga afër inspektoi punimet e kësaj rruge që lidh fshatrat Muçiverë-Dajkoc-Kolloleq-Shipashnicë-Koretin me qytetin e Kamenicës.
“Është një projekt i financuar nga Qeveria e Republikës Kosovës në bashkëpunim me komunën dhe këtyre banorëve të lokaliteteve do tu lehtësohet qarkullimi ne do të vazhdojmë me projekte të tjera me qëllim që qytetarëve tu lehtësojmë qarkullimin”.
Arsim Kryeziu udhëheqës i punimeve në kompaninë “Papenburg Adriani” e falënderoi kryetarin për vizitën dhe interesimin e tij për të pa punët e rrugës punët janë duke shkuar sipas planit dinamik, punët e dheut priten të përfundohen në fund të javës kjo rrugë do të jetë e gjerë 7 metra, 5.5 metra e asfaltuar me dy shtresa e gjatë 4 km është një rrugë me standarde të larta do të ketë të gjitha sinjalizimet horizontale dhe vertikale punët do të përfundojnë në muajin qershor dhe do të bëhet inaugurimi i kësaj rruge./rajonipress/